Balla, opozitës së re: Jepni konsensus për Kodin Zgjedhor, marrëveshje trepalëshe për zgjedhjet e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se politika duhet të arrijë patjetër një marrëveshje tre-palëshe  për Reformën Zgjedhore.

Sipas tij kjo marrëveshje do arrijë t’iu sigurojë shqiptarëve zgjedhje të denja në pranverën e ardhshme.

Balla shprehet se mazhoranca është e gatshme që të diskutojë me opozitën parlamentare për hapjen e listave, por edhe kjo e fundit duhet që të japë konsensusin e saj për Kodin Zgjedhor.

Ndërsa opozitës jashtëparlamentare, numri dy i PS i kërkoi të tregojë respekt për deputetët opozitarë në Parlament, pasi edhe vota e tyre është e rëndësishme për Kodin Zgjedhor.

“Rikthimi në fushë betejë të forcave politike të opozitës jashtëparlamentare është dimension i rëndësishëm. Me opozitën parlamentare ne jemi të gatshëm të diskutojmë sipas një procedure shumë transparente për hapje të listave. Ju keni kërkuar që kjo të shoqërohet me disa kufizime, që kanë të bëjnë edhe me koalicionet. Këto cështje vazhdojnë të diskutohen. Nesër KOmisioni vijon punën për t’i diskutuar. Ne kemi treguar vullnet për hapjen e listave, por edhe ju duhet të tregoni vullnet për diskutimin javën e ardhshme të Kodit Zgjedhor.

Parlamentarzimi e mbi të gjitha politika është arti i konsensusit. Ju do të jepni konsensusit sa i përket kodit, ne do iu japim konsensus për ndryshimet kushtetuese. Në fund të arrijmë një marrëveshje trepalësh dhe të organizojmë zgjedhje në pranverën e ardhshme, që të jenë të denja.

Thirrja ime për ata jashtë është se Kuvendi nuk merr urdhra, as porosi, ndërkohë që iu kërkoj atyre që ndaj deputetëve të vet që vijnë nga listat e tyre të tregojnë respekt, sepse në fund të fundit ne nuk i kemi votat dhe pjesa tjetër e sallës duhet domosdoshmërisht të mbështesin kodin. Do ua them troç që ne do e mbështesim hapjen e listave”, tha Balla. /Ra.My. Fjala.al/

Lexo edhe :  Parku fotovoltaik në Belsh/ Balluku tregon procedurat: Ja sa do kushtojë projekti

 

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV