Ekzekutohet me breshëri plumbash nipi i ‘El Chapos’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nipi i kreut të kartelit më të madh të drogës në Sinaloa ‘El Chapo’, Enrique Homero Guzman Rocha, është gjetur i pajetë në makinën e tij. Trupi i tij u identifikua nga të afërmit para se të dërgohej për ekpertizën mjekësore.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ndaj 45-vjeçarit ishte organizuar një atentat, në qytetin Culiacan, të shtetit meksikano-verior, Sinaloa. Bëhet me dije se në këtë sulm ishin të përfshirë shtatë persona, shumica e të cilëve me veshje ushtarake.

Ai ka vdekur pikërisht në kohën teksa lufta mes bandave rivale është përkeqësuar për shkak të shpërthimit të COVID-19 dhe pretendohet se një nga shkaqet e vrasjes ishte përkeqësimi i situatës mes bandave kriminale.

Mësohet se ky është atenati atentati i dytë që ishte organizuar ndaj tij, pasi Enrique Homero Guzman Rocha i kishte mbijetuar një atentati me eksploziv në makinë nga ku mori vetëm disa plagë të lehta.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV