Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar ditën e sotme formularët e vetëdeklarimit të pasurisë, tre shtetasve me banim në Tiranë, në kuadër të operacionit anti-KÇK, të nisur prej fillimit të shkurtit.
Sipas burimeve zyrtare, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:
Ç. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;
O. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
S. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;
Burime bëjnë me dije se këta shtetas janë Çlirim Marku, Oltjan Maxhari dhe Spartak Muçaj.
“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.” thuhet në njoftimin e policisë.