Kryemadhi: Fëmijët e mi do jetojnë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga sfidat e LSI dhe kryetares Monika Kryemadhi është kthimi i shqiptarëve të larguar në vitet e fundit nga Shqipëria.  Por brenda kësaj sfide ajo ka edhe një sfidë familjare. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në grupin mediatik FJALA, Kryemadhi tha se do të synojë dhe realizojë që tre fëmijët e saj të jetojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.

-Cili është çelsi i artë për të arritur sukses?

-Besimi që kanë njerëzit te LSI-ja dhe unë do bëja çdo gjë për fëmijët e mi. Dhe çdo prind do bëjë çdo gjë për fëmijën e tyre. Një 18-vjeçar nëse i tjotë prindit “unë dua të jetoj në Shqipëri”, dua të shkollohem këtu, dua të ndërtoj të ardhmen time këtu…

-Fëmijët tuaj do jetojnë këtu?

-Sigurisht që do jetojnë këtu. Çuni im do të martohet me shqiptare dhe do të jetojë i lumtur në Shqipëri.

-Nga e dini ju që do të martohet me shqiptare?

-Ma thotë ai, nuk e them unë. Fëmijët e mi mund të jetojnë shumë më mirë jashtë sepse do vlerësohen se janë fëmijët e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, por do jetonin shumë nën tension këtu në Shqipëri sepse armiqtë e Monikës, armiqtë e Ilirit, do ishin armiqtë e tyre. Miqtë e Monikës dhe Ilirit në politikë nuk do ishin kurrë miqtë e tyre. /Fjala.al/Ke.Ba

https://youtu.be/3dZktnSjMcE

Të fundit

Panik në fluturim/ Turbulencat e forta shkaktojnë lëndimin e 25 pasagjerëve

Njëzet e pesë pasagjerë u plagosën në një fluturim të Delta kur turbulenca të forta goditën aeroplanin, duke e detyruar atë...

KAS i kalon ‘topin’Celibashit/ Mosrregullsi në Fier, kërkohet hetim për numëruesit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i ka kërkuar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit që të hetojë numëruesit e votave nga zgjedhjet...

Ndezi zjarr për të hapur kullotë, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

Policia në Maliq ka vënë në pranga një 26-vjeçar, të cilit i ka dalë jashtë duarsh një zjarr që ka ndezur me qëllim hapjen...

31 Korriku, kufiri i artë i kohës dhe shpirtit

Nga Leonard Veizi 31 Korriku është një datë që qëndron si një pikë kulmore në ciklin vjetor, një ndalesë në udhën e diellit, që personifikon...

‘Turpi haet me gjumë, stil i ri jete!’/ Institucionet, bashkëjetesë me plehrat!

Deputeti i sapozgjedhur dhe mandatuar për qarkun e Tiranës më 11 maj, socialisti Erion Braçe, e ka nisur ditën sot me një ‘zile alarmi’ për...

Lajme të tjera

Web TV