Kush loboi kundër ambasadores së nominuar Kavalec? Ja çfarë thotë Yuri Kim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nuk e kam idenë se çfarë ndodhi me tërheqjen e ambasadores së nominuar për në Shqipëri Kathleen Ann Kavalec,” deklaroi ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.

Në një intervistë për “Real Story” ambasadorja Kim tregon nëse e trashëgoi ajo emërimin e Kavalec duke ia lënë përgjegjësinë Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Sokol Balla: Vazhdojmë udhëtimin tonë në Vlorë me ambasadoren e SHBA në bazën ushtarake Pashaliman. Zonja Ambasadore, kjo është një pamje mahnitëse e gjirit të Vlorës.
Ambasadorja Kim: Shumë e bukur.
Sokol Balla: Edhe historia këtu është.

Ambasadorja Kim: Epo, shoh historinë, të shkuarën, të ardhmen, patjetër.
Sokol Balla: Ajo është Rusia… Ajo është NATO.
Ambasadorja Kim: Po.

Sokol Balla: Vërtet shumë përparim.
Ambasadorja Kim: Po.

Sokol Balla: Mbaj mend që përpara jush, një tjetër ambasadore duhet të kishte ardhur këtu, Zonja Kavalec. Supozohej të bashkërendonte punën kundër ndikimit rus dhe pastaj, papritur, nuk erdhi. A e trashëguat ju edhe misionin e saj? Dua të them, politikisht?

Ambasadorja Kim: Oh, e dini, për ne, nuk varet nga ambasadori, varet nga Presidenti. Dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara mbetet Donald J. Trump. Unë jam përfaqësuesja e tij ashtu si Cathy Kavalec apo çdokush tjetër i emëruar për postin do të kishte qenë përfaqësues. Pra, nuk ka ndryshim në politikë.

Sokol Balla: A është e vërtetë që edhe nga Shqipëria u lobua kundër saj? Kundër ardhjes së saj këtu?

Ambasadorja Kim: Nuk ia kam idenë.
Sokol Balla: Nuk keni idenë apo nuk keni koment?

Ambasadorja Kim: Nuk ia kam idenë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV