Në kërkim që prej ’99-ës për vrasje/Kush është shqiptari që u ekstradua në Itali (EMRI)

Në kërkim që prej ’99-ës/ I akuzuari për vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar ekstradohet në Itali

Mëngjesin e sotëm është bërë I mundur arrestimi i Luan Vrapit, i shpallur në kërkim që prej vitit 1999 nga drjetësia italiane.

Vrapi ishte akuzuar për vrasjen e një 22 vjeçari shqiptar në Foggia të Italisë dhe vetëm pas 21 vitesh në bashkëpunim me policinë shqiptare është bërë e mundur kapja dhe ekstradimi i tij drejt Italisë.

22 vjeçari Hyso Telharaj i cili ishte punësuar për mbledhjen e produkteve të stinës, nuk kishte pranuar të jepte haraç nga rroga e tij për punëdhënësin dhe si pasojë u ekzekutua nga Luan Vrapi.

Kapja e tij u bë falë bashkëpunimit të policisë shqiptare e Zyrës Italiane të ekspertëve  Sigurisë në Tiranë.

Luan Vrapi pas mbërritjes në aeroportin Fiumicino të Romës është shoqëruar në burgun e Barit në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. /Ra.My. Fjala.al/