Rezolutë “në mbrojtje të vlerave të popullit të Kosovës”, ja kush e propozoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë prej dhjetë pikësh për “Unitetin politik dhe qytetar, në mbrojtje të vlerave të popullit të Kosovës”, me propozim të deputetes së Aleancës Kosova e Re, Mirlinda Sopi Krasniqi.

Njëra prej pikave thekson se Kuvendi i Kosovës i respekton Dhomat e Specializuara në Hagë dhe kërkon që puna e tyre të bazohet në respektimin e ligjeve të Kosovës dhe të rregullave ndërkombëtare për funksionimin e tyre.

Në këtë pikë po ashtu thuhet se Dhomat duhet të jenë të drejta dhe të paanshme në trajtimin e të gjitha lëndëve.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh shqetësim për shkeljet e mundshme procedurale, të bëra me rastin e publikimit të emrave përkitazi me propozim-aktakuzën e pakonfirmuar ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thotë njëra pikë, duke aluduar në publikimin e një deklarate nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për paraqitjen e një aktakuze për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Në rezolutë thuhet se “Republika e Kosovës në vazhdimësi ka qenë e gatshme për ta vërtetuar drejtësinë e luftës mbrojtëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është edhe sot e gatshme ta bëjë të njëjtën gjë me Dhomat e Specializuara”.

“Pastërtia e luftës së UÇK-së është vërtetuar disa herë në proceset e zhvilluara nga mekanizmat e drejtësisë ndërkombëtare, siç janë: UNMIK-u [misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë], Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, EULEX-i [misioni i Bashkimit Evropian] dhe drejtësia vendore”, thuhet në rezolutë.

Aty po ashtu theksohet se Kuvendi i Kosovës “e sheh të domosdoshëm unitetin politik e qytetar për ta mbrojtur luftën çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës”.

Kuvendi, përmes rezolutës, “rithekson faktin se në Kosovë, shteti serb ka kryer spastrim etnik, duke dëbuar në mënyrë të organizuar rreth një milion qytetarë; ka vrarë mbi 12,000 civilë, në mesin e të cilëve mbi 1,300 fëmjë; ka kryer më shumë se 400 masakra; ka dhunuar rreth 20,000 gra dhe vajza, si dhe ka shkatërruar pasurinë e qytetarëve, monumetet kulturore, fetare e historike dhe infrastrukturën e Kosovës”.

Lexo edhe :  Viti i ri shkollor 2025-2026/ Çfarë duhet të dini?

Kuvendi po ashtu kërkon që sa më parë të zgjidhet çështja e personave të zhdukur dhe të vendoset drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

“Heshtja ndaj këtyre krimeve, në Kosovë kuptohet si amnisti dhe tolerim ndaj krimeve të Serbisë, të kryera në Kosovë”, thuhet në rezolutë.

Rezoluta u miratua me votat e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Përndryshe, rezolutat e miratuara nga kuvendi nuk janë detyruese, por pasqyrojnë vullnetin politik./rel/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV