Sa shqiptarë nuk do shkojnë me pushime këtë vit, publikohen shifrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasiguria e krijuar nga Covid-19 duket se ka prishuar planet e shumë shqiptarëve për të shkuar me pushime këtë vit. Por më shumë sesa frika, arsyeja kryesore lidhet me pamundësinë ekonomike.

Sipas një sondazhi të IDRApoll.com, komunitieti online i anketimeve nga IDRA Research & Consulting, gati 59% e shqiptarëve shprehen se nuk do të bëjnë pushime sivjet.

Vetëm 8% e atyre që nuk do të shkojnë me pushime ndalohen nga frika e COVID-19 e cila lidhet ngushtë me shëndetin.

Pjesa më e madhe e tyre që nuk do të shkojnë me pushime sepse nuk kanë mundësi ekonomike, 29%.

Rezultatet tregojnë se pavarësisht situatës ekonomike apo frikës nga infektimi me COVID-19 rreth 36% shqiptarëve deklarojnë se po presin të shkojnë me pushime gjatë muajve korrik-gusht-shtator. Ka edhe nga ata që tashmë i kanë përfunduar pushimet, rreth 2 %.

Më tej, vërehet edhe një pjesë e qytetarëve që po presin lirimin e lëvizjes drejt destinacioneve turistike jashtë Shqipërisë për të shijuar pushimet jashtë vendit.

Nga arsyet që i pengojnë shqiptarët për të shkuar me pushime këtë vit, vetëm 8% e atyre që nuk do të shkojnë me pushime ndalohen nga frika e COVID-19 e cila lidhet ngushtë me shëndetin.

Kjo kategori e qytetarëve e konsiderojnë COVID-19 si arsyen kryesore për të anuluar pushimet e kësaj vere. Pjesa tjetër prej 51% që nuk do të bëjnë pushime këtë vit përmendin arsyet e lidhura me detyrimet që kanë me punën, familjen e tjera si dhe arsyen e lidhur me mundësitë ekonomike.

Duke shkuar në detaje, rreth 22% deklarojnë se kanë angazhime të tjera pune apo familjare, çfarë ua bën të pamundur të gjejnë kohën për të shkuar me pushime sivjet. Anketa vë në dukje se pjesa më e madhe e tyre që nuk do të shkojnë me pushime janë ata që nuk kanë mundësi ekonomike, 29% (nuk do të shkojnë me pushime sivjet kryesisht për shkak të pamundësisë ekonomike).

Lexo edhe :   Herë pas here injoronte pandeminë, infektohet Presidenti i Brazilit

Idra thekson se rezultati sipas të cilit gjendja ekonomike ngelet shqetësimi kryesor i shqiptarëve në këto muaj është mbështetur edhe nga anketa të tjera të mëparshme që ka realizuar IDRApoll.com.

Lexo edhe :  Ligji për pensionet me Italinë gati për zbatim/ Detajet e ligjit

Ky anketim është realizuar nëpërmjet një kampioni përfaqësues për moshën nga 18 deri në 54 vjeç . Pjesë e këtij sondazhi u bënë 1017 të anketuar me anë të panelit të anketimeve online IDRApoll.com.

Toleranca e gabimit për këtë anketim është 3.1% me një interval besueshmërie 95%. /Monitor/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Parashikimi apokaliptik i CEO-s: Brezat e rinj do trashëgojnë triliona dollarë, por…

CEO i JP Morgan, Jamie Dimon, shprehu optimizëm për të ardhmen e brezave të rinj, duke theksuar se ata...

Noizy e thotë hapur: Nuk shoh programet e partive, vetëm Rama ma mbush syrin

Reperi Noizy, i cili performoi këngën e zyrtare të fushatës së PS, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi...

FOTO/ Ironia e Berishës, vendos socialistët e arrestuar përreth Ramës: Yjet evropianë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar sloganin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Në sloganin e PS, ku paraqiten 12 yje,...

Videot denigruese në TikTok/ Ndreu: Manipulim politik, më kanë nxjerrë duke u puthur me…

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar ashpër ndaj një fushate denigruese ndaj tij në rrjetin social TikTok, ku janë shpërndarë video...

Nga kapelja të atletet, simbolikat në veshjen e Ramës në çeljen e fushatës (FOTO)

Në një mënyrë krejt të veçantë, duke prezantuar traditat e 12 qarqeve nën shenjën e BE-së, PS hapi zyrtarisht fushatën me mijëra socialistë të mbledhur në...

Lajme të tjera

Web TV