VIDEO/ Volumi në maksimum i muzikës në orët e vona, gjobitet lokali në ish-Bllok

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy administratorë lokalesh janë proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Bëhet fjalë për dy lokale në zonën e ish-Bllokut, të cilët janë konstatuar që nuk respektonin masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vendosnin muzikë të lartë, tej normave të lejuara.

Të proceduar penalisht janë shtetasit D.S., 25 vjeç dhe A.P., 20 vjeç. Gjithashtu për subjektin në administrim të shtetasit D. S. mësohet se është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije dhe se kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/En.Br./Fjala.al

https://youtu.be/XzlpNoMOk-s

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV