Virusi infekton një të porsalindur në Kosovë, ja gjendja e tij

Një i porsalindur ka rezultuar pozitive me koronavirus në Kosovë, duke shënuar rastin e parë me Covid-19 te foshnjat.

Lajmi është konfirmuar nga Burbuqe Skënderi, kryetare e Shoqatës së Neonatologeve në Kosovë. Përmes një postimi në rrjetin social, ajo shkruan se gjendja e foshnjës është e qëndrueshme.

“Shoqata e Neonatologeve të Kosovës raporton rastin e parë te të porsalindurit me Covid pozitiv, gjendja e përgjithshme e foshnjës momentalisht stabile. Beni kujdes, Covid nuk zgjedh moshë!”, ka shkruar Skënderi./Re.Gu/Fjala.al