Egbo: Nuk kemi frikë nga “Covid-19”, në derbi shkojmë për 3 pikët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendja e krijuar nga virusi korona dhe rezultimi pozitiv për vrusin “Covid-19” i disa lojtarëve të Partizanit ka ngritur shumë pikëpyetje nëse derbi i kryeqytetit duhej të luhej. Por, trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, nuk ka pranuar të komentojë mbi hipotezat dhe t’i mbetet besnik rregullores.

“Ajo nuk është puna ime, – ka thënë kreu i stolit të bardhebluve. – Rregulloja e thotë qartë që nuk e ndalon zhvillimin e ndeshjes. Ndeshja vazhdon. Lojtarët e infektuar izolohen. Çdo lojtar tjetër qofshin ata edhe të akademisë mund të aktivizohen pa problem, janë lojtarë të klubit qoftë të Tiranës apo Partizanit.”

“Nuk është herë e parë që ka lojtarë të infektuar, – ka vijuar nigeriani i pyetur për frikën e infektimit. – Presim të dalin rezultatet e lojtarëve të tjerë. Po dolën negativë, nuk kemi pse të kemi frikë, vetëm kujdes do të kemi.

Është diçka normale për ne, nuk është hera e parë.” Përveç “Covid-19”-ës, janë edhe hijet e dyshimit për trukime të ndeshjes së parë gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë me Bylisin, për të cilën palët duhet tëç përballen me Komisionin e Etikës në Federatës Shqiptare të Futbollit. Edhe këtu, Egbo “lan duart”.

“Ka persona të tjerë që mund ta japin këtë përgjigje, – thotë ai. – Unë jam trajneri, dhe merrem me atë që ndodh brenda fushës. Ka drejtor, president, menaxher, kësaj pyetje duhet t’i përgjigjen ata. Nuk e di fare çfarë kishte Komisioni i Etikës sot. Ne fokusohemi te fusha, atje kemi punë. Aty vazhdojmë punën tonë. Nuk besoj se kjo situatë i shpërqendron lojtarët. Ajo ndeshje ka mbaruar. Ne si staf dhe lojtarë kemi punë vetëm brenda fushës. Nuk merrem me gjërat e tjera.” Tirana e Egbosë vjen në këtë derbi pas dy humbjesh radhazi, si asnjëherë nën drejtimin e tij.

“Ne do futemi në fushë dhe do të fokusohemi te ndeshjet që kemi fituar, – përgjigjet ish-portieri bardheblu. – T’ia bëjmë yzmetin dhe në fund Zoti do e shpërblejë punën. Nuk jam tifoz, ne gjithmonë fokusohemi te objektivi. Çdo klub ka objektivin e vet. Do vazhdojmë me objektivin që na ka vënë klubi në fillim të sezonit.

Lexo edhe :  Barcelona dhe Real Madrid vihen në garë për portierin e së ardhmes

Vetëm 3 pikë në nevojiten. E thashë dhe në fillim, ne fokusohemi te objektivi. Unë nuk kam sfidë personale me askënd, jam thjeshtë punëtor i klubit. Jam i përqendruar vetëm te klubi, nuk kam asgjë nga ana personale.

Po, nga ndryshon sfida e sotme nga derbi i fituar 5-1? “Është derbi i fundit, është si ndeshje e radhës, – thotë 46-vjeçari. – E rëndësishme është të futemi në fushë dhe të marrim atë që na takon. Nuk e kemi mendjen te rezultati.

Mjafton të marrim atë rezultat që do të na nevojitet për objektivin që kemi. Ndeshja i ka të 3 rezultatet, shpresojmë të marrim atë që është më i miri për ne. Unë e kam thënë që do t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe në fund do të bëjmë llogaritë. Të presim deri në momentin e fundit. Nuk mund të them.”

“E rëndësishme është të futemi në fushë dhe të japim maksimumin, – ka vijuar Egboja. – Në qoftë se japin maksimumin, unë mendoj që do të marrim rezultatin që na takon. Rezultati vjen duke dhënë 100 %. Sa i përket Kukësit, është ndeshje që ka mbaruar. Kemi ndeshje tani me Partizanin. Nuk dua ta kujtoj fare çfarë ka ndodhur me Kukësin.

E kemi analizuar brenda skuadrës. E dimë çfarë ka ndodhur, do të tentojmë ta rikuperojmë në ndeshjen nesër atë humbje.” Përballja Partizani-Tirana do të luhet sonte, duke nisur nga ora 20:45, në Stadiumin “Arena Kombëtare”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Lajme të tjera

Web TV