Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar ditën e sotme formularët e vetëdeklarimit të pasurisë, dy shtetasve me banim në Kavajë dhe një tjetri me banim në Lushnjë, në kuadër të operacionit anti-KÇK, të nisur prej fillimit të shkurtit.
Sipas burimeve zyrtare, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:
A. A., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
Sh. A., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;
M. D., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”;
Burime bëjnë me dije se këta shtetas janë: Aranit Arapi, Shkëlzen Ahmetaj dhe Muhamet Demrozi.
“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.” thuhet në njoftimin e policisë.
/En.Br./Fjala.al