Pesë lojtarë të Partizanit të infektuar, policia: Ndeshja me Tiranën pa tifozë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës merr masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana – Partizani, që do zhvillohet më mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, në stadiumin komëtar.

Ndeshja Tirana- Partizani do të zhvillohet pa tifozeri, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit Covid-19, në një kohë që pesë lojëtarë të ekipit të Partizanit.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë  janë marrë  një sërë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, duke synuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit Covid -19.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë qytetarët e Tiranës se Policia do të monitorojë dhe do të mbajë nën kontroll protokollin e sigurisë anti-covid në lokalet dhe ambientet ku do ketë prani të tifozëve që do të ndjekin ndeshjen.

Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zjarret shkrumbojnë Los Anxhelos, evakuohen banorët

Zjarrfikësit po luftojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve në kodrat e qytetit Los Anxhelos ku jetojnë yjet e Hollivudit...

Reshje shiu dhe rrebeshe/ Parashikimi i motit për sot, 8 janar 2025

Zhvillimi i mëtejshëm i vranësirave do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit duke sjellë reshje shiu në ultësirën perëndimore...

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat e vjetra dhe duke importuar...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Lajme të tjera

Web TV