Presidenti i Vllaznisë: Shitja e aksioneve, zgjidhja e problemeve në ekip

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi Vllaznisë nuk po kalon një sezon të mirë dhe ndoshta rrezikon rënin nga kategoria, por presidentit i ri Alban Xhaferi mendon se e ka gjetur zgjidhjen për të kaluar këtë problem.

Në një interviste ekskluzive për Fjala.al, Alban Xhaferi deklaron se zgjidhja me e mirë e momentit është që të shiten aksionet.

Xhaferi deklaron se shitja e aksioneve është diskutuar dhe më parë se ai të vinte në krye të Vllaznisë.

Gjithashtu, Xhaferi është i fokusuar edhe të pjesa e marketingut ku thotë se do bëjë ç’është e mundur me bashkinë që të çojë Vllazninë përpara.

Intervista

Vllaznia një bast i madh. Keni qenë te Vllaznia e vogël e basketbollit, tani jeni ke Vllaznia e madhe, ju tremb d.m.th?

Normalisht që futbolli ka një tjetër qasje, krejt tjetër zhvillim dhe ka më shumë interes sesa basketbolli, me gjithë respektin që kam për basketbollin se jam pjesë e basketbollit. Kështu që do një përkushtim të ri. Do një dedikim shumë më të madh, por shpresoj se do ja dalim të kemi sukses.

Megjithatë Vllaznia nuk ka qenë një ambient i qetë vitet e fundit. Rënie nga kategoria, probleme me trajnerët. Probleme të brendshme për përzgjedhjen e formacionit. Largimi i trajnerëve shpesh. Borxhet që akumulohen. Të gjitha këto si ku duken?

Këto janë probleme të kaluara po i quaj sepse unë nuk kam qenë pjesë e Vllaznisë më përpara, por problemet janë evidente. Unë gjithmonë do të shoh drejt së ardhmes, drejt organizimit të ri, drejt rezultateve të reja, drejt perspektivës së re sepse për këtë punë kam ardhur tek Vllaznia. Borxhet janë problem i trashëguar, dhe si e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund problemeve të borxheve është shitja e aksioneve. Këtë kemi kërkuar që në fillim. Sepse ajo ndoshta do t’i japi një dimension të ri në kontekstin e organizimit financiar, strukturor e të tjera.

Ju thoni shitja e aksioneve, por Vllaznia ndodhet në zonën e “play-off” në rrezik për mbijetesë. Si e shikoni skuadrën në këtë sezon?

Lexo edhe :  Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pasi u bë marrëveshja unë kam pasur takim me lojtarët dhe me trajnerin dhe administratorin. Lufta më e madhe tani është që ta kalojmë këtë situatë të vështirë. Shpresoj dhe uroj shumë që ta kalojmë pa probleme sepse përndryshe do të jetë një katastrofë për Vllazninë. Menjëherë sapo të mbarojë kjo situatë fillon puna për ndryshim.

Duhet të kemi një revolucion apo jo?

Apsolutisht, gjithmonë në plane të reja në objektiva të reja duhen edhe ndryshime të reja. Është e rëndësishme që në radhë të parë ta kalojmë këtë situatë. Pastaj normalisht do të vijnë duke u shkoqitur edhe pjesët e tjera, gjithmonë në perspektivë të re në bashkëpunim me bashkinë. Kryetarja e bashkisë ka shprehur vullnetin e plotë për të realizuar këtë marrëveshje dhe unë në këtë moment gjej rastin dhe ta falënderoj. Ne kemi nonsensin e mirë që të bashkëpunojmë se bashku dy forca për të arritur aty ku duhet.

Ju keni qenë goxha aktiv në pjesën e marketingut tek Vllaznia basketbolli, sa e vështirë do të jetë kjo ke futbolli, për të krijuar një strukturë të një klubi modern që më në fund mund të krijojë një bazë të shëndoshë, por që mund të synojë dhe veprimtaritë ndërkombëtare?

Marketingu është një pjesë integrale e çdo gjejë, duke përfshirë sportin edhe më shumë duke parë interesin. Një nga pjesë e aneksit të kontratës tek marrëveshja si aneks është është zhvillimi i marketingut. Paralelisht me rezultatet duhet të ecim edhe me pjesën e marketingut. Sepse duke zhvilluar edhe marketingun do të rriten edhe të ardhurat e klubit. Do të shtohen buxhetet për të arritur objektivat. Marketingu, si është dhënë dhe shembulli i basketbollit do të këtë edhe një zhvillim të ri, komplet të ri tek pjesa e  futbollit.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

Lajme të tjera

Web TV