Sekuestrohet arsenal armësh, prangoset 36 vjeçari (VIDEO)

Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia e Kolonjës në kuadër të operacionit “Radovicka”, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe i është gjetur arsenal armësh në banesë.

Pas hekurave ka përfunduar shtetasi D. B., banues në fshatin Radovickë, Kolonjë.

“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e një banese në përdorim të këtij shtetasi, u gjetën të kultivuar disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis. Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e 36-vjeçarit, ku është gjetur një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra.”  thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

/En.Br./Fjala.al

https://youtu.be/xDGHysy7egg