Studimi/Ja çfarë zbuluan mjekët nga autopsitë e viktimave me CO*VID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autopsitë e bëra në personat që kanë vdekur nga koronavirusi po ndihmojnë mjekët të kuptojnë se si sëmundja prek trupin dhe prej analizave është zbuluar se e gjitha ka të bëjë me mpiksjen e gjakut. Kështu deklaron Dr Amy Rapkiewicz, shefe e departamentit të patologjisë në Qendrën Mjekësore NYU Langone, raporton CNN.

Disa pacientë me Covid-19 dihet se zhvillojnë problematika te koagulimit të gjakut, por shkalla dhe masa në të cilën ndodh është përshkruar si “dramatike” nga Rapkiewicz.

Në fazat e hershme të pandemisë, infermierët vunë re shumë mpiksje gjaku “në damarë dhe jo vetem,” tha ajo, duke shtuar se “Ne vumë re se mpiksja e gjakut nuk ishte vetëm në damarë apo kanale të mëdha, por edhe në ato të vogla”.

Sipas saj, “Kjo është dramatike, sepse ne mendonim se problemet më të mëdha mund të ishin në mushkeri, por ne zbuluam mpiksje gjaku në çdo organ të trupit gjatë autopsisë”, tha ajo.

Autopsitë treguan gjithashtu diçka të pazakontë për qelizat e mëdha të palcës së eshtrave. Studiuesit shpresojnë të zbulojnë se si këto qeliza ndikojnë në mpiksjen e damareve apo arterieve te gjakut.

Patologët janë habitur nga diçka që nuk e gjetën. ‘Gjatë fazave të hershme të pandemisë, mjekët menduan se virusi do të provokonte inflamacion në zemër me miokardit’, tha ajo.

Por autopsitë kanë gjetur një incident shumë të ulët të miokarditit, tha Rapkiewicz. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

“Lufta mbaroi!”, Donald Trump njofton marrëveshjen e fundit Iran-Izrael

Donald Trump ka njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit. Postimi i plotë URIME TË GJITHËVE! Është rënë...

Ushtria e Napoleonit kalon lumin Neman, nis pushtimin katastrofik të Rusisë

24 qershor 1812 Më 24 qershor 1812, Napoleoni Bonaparte, Perandori i Francës, kaloi me rreth 600,000 trupa lumin Neman në kufirin perëndimor të Perandorisë Ruse,...

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do jeni...

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave, magnituda ka qenë 4.4,...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

Lajme të tjera

Web TV