Brataj: Maska me detyrim. Nëse mbahet, për 3 javë rënie deri në 60% të infektimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se maska duhet të mbahet me detyrim që të frenohet përhapja e COVID 19.

Brataj tha se është rekomanduar në mbledhjen e komitetit teknik të ekspertëve që maska të bëhet e detyruar në ambientet e mbyllura. Nëse kjo gjë ndodh shtoi ai, do kemi për 3 javë shifra më të ulëta të të prekurve nga virusi.

  “Është diskutuar para 3 ditësh në mbledhjen e komitetit. Tani janë liruar masat, është hapur edhe transporti publik. Po diskutohet se ka studime të fundit që virusi qëndron edhe në ajër, këto nuk janë vërtetuar, por ne të gjithë e kemi dhënë rekomandimin për mbajtjen e maskës. Studimet tregojnë që në plastikë virusi qëndron deri në 72 orë. Nuk është plazhi, uji që të infekton, por ambienti i mbyllur ku mund të qëndrosh.Maska dhe doreza ka qenë e rekomanduar, jo e detyruar. Duke parë kushtet e të nxehtit që askush nuk i ndërron dorezat kur shërben, edhe po t’i dezinfektosh asaj nuk i bëhet 100% dezinfektim ne kemi rekomanduar se është më e rrezikshme mbajtja e tyre se sa mos mbajtja e dorezave. Maska duhet të bëhet detyrim ,të mbron 70%, kurse dorezat jo. Po të zbatohen këto masa që themi për 3 javë do kemi rënie deri në 60% të infektimeve”, tha Brataj./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Nga 43 gradë celsius në shi dhe mot të freskët, ndryshim drastik i temperaturave

Meteorologia, Tanja Porja, ka paralajmëruar se ditët e premte dhe e shtunë do të shënojnë temperatura të larta, që...

Në 59% të bashkive, bizneset “person fizik” me rënie për shkak të tkurrjes së popullsisë

Shumica e bashkive të vendit janë duke parë tkurrje të forta të popullatës dhe për rrjedhojë edhe të bizneseve. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë...

Rigerta Loku largohet nga Nisma Thurje/ Dy të rinj më zhgënjyen më shumë se të vjetrit!

Pas Pano Sokos, edhe Rigerta Loku Tushaj ka njoftuar largimin nga Nisma Thurje. Në një postim në rrjete sociale, ajo shpreh indinjatën për përpasjet lidhur me...

Aksidenti tragjik në Lezhë! Ndërrojnë jetë gjyshërit, 6-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë. Një automjet është përplasur me një trailer me targa...

Moti i kthjellët në të gjithë territorin, parashikimi për ditën e sotme

Ditën e sotme (24 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet i...

Lajme të tjera

Web TV