Derbi/ Braçe: Tirana ta marrë titullin në Ballsh, aty ku paguan

Zëvendës kryeministri Erion Braçe është i njohur për simpatinë e madhe që ka për skuadrën e Partizanit.

Së fundmi ai ka reaguar përmes një postimi në “Instagram” për derbin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme midis të kuqve dhe Tiranës, që u mbyll me barazimi 1-1.

Braçe shprehet se bardheblutë nuk ia dolën t’i mundnin kampionët ende në fuqi të Shqipërisë edhe pse këta të fundit ishin me 5 lojtarë më pak, për shkak se janë të infektuar nga Covid-19.

Sipas tij, Tirana mund ta marrë titulli vetëm duke blerë ndeshje dhe shton të shkojnë ta marrin atë në Ballsh.

Këtë gjë Braçe e ka thënë bazuar në hetimin që Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur për takimin e fundit të bardhebluve me Bylisin, për Kupën e Shqipërisë, i cili dyshohet të jetë trukuar.

Postimi i Erion Braçes:

JU NUK DO JENI KURRE SI NE!

TANI SHKONI E MERRNI TITULLIN TUAJ ME BALLSHIN, ATY KU PARAPAGOI BASTI JUAJ!

A e mbani mend?

E morrem titullin duke ju mundur ju,

ne shtepine tuaj, me nder e dinjitet,

duke u ngjitur shume lart!

Ju kurre nuk do arrini kete!

As ne fushe, as ne stadiumin tuaj,

madje madje as ne statistikat e yllit tuaj,

tamam atij qe ju numeron gjate fashizmit,

ju shuan pastaj dhe,

ju numeron perseri keto 30 vitet e fundit;

A jane 100 vite keto?

Vec keshtu ju dilni fitues!

Si thate?

1 pike sot ishte si 3 pike!

Vetem ju numeroni si ne baste!

Zgjohuni! Eshte ndryshe!

5 lojtare te semure, te munguar,

nje ekip nen shokun e semundjes,

por kurre nuk u ankuam,

nuk refuzuam, nuk ikem,

qendruam, luftuam deri ne fund!

#KYESHTEPARTIZANI

#KYESHTEKARAKTERI

Tani dy fjale me shume;

Lexo edhe :  Olsi Rama kujton Beogradin: "Edi nuk e dinte se isha aty"

Kurre, po kurre nuk ka ndodhur qe #PARTIZANIN ta braktise kush ne mes te betejes! Kurre!

E braktisen tre te huaj qe jane trajtuar ketu,

ne kete vend, ne kete shtepi,

jo si punetore nen kontrate,

por si miq nen zakonin me te mire te shqiptarit-shtepia ime eshte shtepia e mikut!

ATA NUK E MERITOJNE ME PARTIZANIN!

Nuk iken prej semundjes,

nuk braktisen betejen nga frika e infektimit;

Kujtohuni, keta e nisen stervitjen ende pa u hapur vendi nga karatina plotesisht.

I TREMBI DERBI!

I TREMBI REZULTATI I TIJ!

Iken pa provuar, pa luftuar, pa besuar tek #PARTIZANI!

Ndaj nuk e meritojne #Partizanin,

nuk i meritojne keta djem!

ka.ta/Fjala.al/

https://www.instagram.com/p/CCegdhmnfIR/?utm_source=ig_web_copy_link