Mbyllet java e 33-të e Superiores, ngjeshet kreu i renditjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka mbyllur të shtunën në mbrëmje javën e saj të 33-të, duke ngjeshur kreun e renditjes dhe duke thelluar edhe më tepër grupimet e skuadrave në përputhje me synimet e tyre. Kështu, me fitoren 3-1 në shtëpi të arritur më herët ndaj Luftëtarit të rënë prej javësh edhe matematikisht nga niveli më i lartë i futbollit shqiptar, Laçi është ngjitur në vendin e 3-të të renditjes, në kuotën e 55 pikëve, dy më tepër sesa Teuta.
Kjo e fundit, e cila mbante deri sot pasdite vendin e 3-të, është mundur 0-3 në Stadiumin “Elbasan Arena” përballë Kukësit, në një takim të tensionuar. Në fakt, fati i këtij takimi është vendosur nga një “blic” prej 3 golash në 35 minutat e para. Limaj i ka kaluar verilindorët në epërsi pas vetëm 5 minutash lojë, ndërsa 7 minuta më pas, në të 12-tën, Kuperi dyfishon epërsinë Kukësit. Përtej përpjekjeve të skuadrës së trajnerit Martini, që është goditur dy herë që në fillim, skuadra e Shehit gjen edhe golin e 3-të.
Është Kuperi që gjen rrugën e rrjetës në minutën e 35-të, duke firmosur edhe golin e tij të dytë në këtë takim. Pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë 3-golëshe të verilindorëve, ndërsa e dyta do të sjellë 3 kartona të kuq, dy për Teutën dhe një për Kukësin, por edhe një 11-metërsh të shkuar dëm nga kapiteni Musolli për skuadrën e Shehit. Sidoqoftë, Kukësi merr fitoren dhe 3 pikët që tanimë bëjnë që hendeku nga Tirana kryesuese të ngushtohet në vetëm 4 pikë, kur kanë mbetur edhe 9 pikë në lojë.
Tirana ka 66 pikë, ndërsa Kukësi 62, kurse një tjetër skuadër që është ngjitur në renditje është Skënderbeu, që ka vuajtur, por ia ka dalë në fund të ndeshjes të marrë një fitore 2-1 në shtëpi ndaj Vllaznisë. Gripshi i ka kaluar vendasit në epërsi pas vetëm 10 minuta lojë, një epërsi që ka mbetur në fuqi deri në minutën e 72-të, kur Krymi barazon shifrat për shkodranët. Por, është një shkodran, Belaidi Pusi, që fundos Vllazninë në fund dhe Skënderbeu rikthehet te fitorja dhe rihap garën për Evropën.

Lexo edhe :  Katari hedh kandidaturën për Botërorin e Klubeve 2029

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Çfarë do të ndodhte nëse dikush sulmon me armë bërthamore SHBA?

Sa do të zgjaste një luftë bërthamore? Vetëm 45 minuta, por do të ishte një apokalips me miliona vdekje Çfarë...

VIDEO/ Vulosi kualifikimin e PSG, Ousmane Dembele feston si Diogo Jota

PSG u kualifikua në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Francezët ia dolën me fitore të pastër 2-0 ndaj Bayern Munich. Ishte Dembele që shënoi golin...

Ra nga ura në Pieria, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare

Një vajzë 14-vjeçare e cila u plagos rëndë 7 ditë më parë kur ra nga një urë, në rrethana ende të paqarta, në zonën...

“Nuk flet, vetëm leh”/ Historia prekëse nga Tajlanda, gjendet djali që u rrit me qen

Policia tajlandeze gjeti një djalë tetëvjeçar gjatë një bastisjeje, i cili jetonte vetëm në një kasolle të rrethuar nga qen, i paaftë për të...

Përballje e zakonshme mes dy “rivalëve”, formacionet zyrtare të Real Madrid-Dortmund

Real Madrid dhe Borussia Dortmund do të takohen përsëri sonte në mbrëmje ora 22:00, pesëmbëdhjetë muaj pas “Quince” (Champions-i numër 15 i Realit).w   Gjigantët...

Lajme të tjera

Web TV