Ndeshja Brescia-Roma, shkëlqen futbollisti shqiptar Emanuele Ndoj

Skuadra e Bresci-s është duke luajtur me Romën për javën e 32-të të Serisë A dhe në sy ka rënë performanca shumë e mirë e Emanuele Ndoj-it.

Mesfushori me origjinë shqiptare i skuadrës së Brescia-s është titullar në  këtë takim.

Aktualisht ndeshja është në barazimin 0-0, ndërsa loja e 23-vjeçarit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ndonëse skuadra e shqiptarit renditet e parafundit në Serinë A dhe do të bjerë nga elita e futbollit italian, Ndoj ka kaluar një sezon të mirë.

Më parë ai ka luajtur edhe për Romën që sot e ka kundërshtare si dhe për ekipin e Padovës.

Emanuele ka qenë edhe pjesë e rëndësishme e grupmoshave të Kombëtares, ndërsa në të ardhmen pritet edhe grumbullimi me përfaqësuesen kryesore.ka.ta/Fjala.al/