OBSH: Vetëm në 6 javët e fundit janë dyfishuar rastet me virus në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të premten se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në të gjithë botën u dyfishua gjatë gjashtë javëve të fundit.

Në konferencën e tij të rregullt për shtyp nga selia e OBSH-së në Gjenevë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vetëm veprimet agresive të kombinuara me bashkim kombëtar dhe solidaritet global mund të sprapsin pandeminë.

Ajo që është e nevojshme tha zoti Tedros, që nga vendet ku ka një rritje të shpejtë të rasteve, në vendet që po heqin kufizimet dhe tani po fillojnë të shohin që rastet të shtohen përsëri, është udhëheqja, pjesëmarrja e komunitetit dhe solidariteti kolektiv.

Drejtuesi i OBSH-së tha se ka shumë shembuj nga e gjithë bota ku, edhe kur shpërthimi i virusit ishte në pikën më të lartë, ai përsëri u arrit të vihej nën kontroll. Ai përmendi Italinë, Spanjën dhe Korenë e Jugut dhe Dharavin – një zonë e dendur në Mumbai – si histori suksesi.

“Një përqendrim i fuqishëm në angazhimin e komunitetit dhe testimin, gjurmimin, izolimin dhe trajtimin e të gjithë atyre që janë të sëmurë, është thelbësor për të thyer hallkat e transmetimit dhe zhdukjen e virusit,

Tedros vuri në dukje edhe një herë se kufizimet e vendosura për arsye të COVID-19 kanë bllokuar zinxhirët e furnizimeve që tradicionalisht kanë siguruar imunizime rutinë për kombet më të varfra në botë. Këto ndërprerje mund të nënkuptojnë një rritje të rasteve të një sërë sëmundjesh si fruthi, poliomieliti dhe malarja, shrkuan Voa.

Ai tha se agjencia e . tij vazhdon të punojë me partnerët për të siguruar që njerëzit me të varfër dhe më të margjinalizuar në botë të kenë përparësi.

Lexo edhe :  U mbyll 60 vjet më parë, Trump urdhëron rihapjen e burgut të Alcatraz-it

 

 

Bo.ba/fjala.al

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV