“Rruga e mjerimit”, mrekullia e njohjes faktike në romanin e shkrimtares Lumturi Plaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Vullnet Mato – shkrimtar

Ndryshe nga kështjella letrare e ngritur me anën e fantazisë, kështjella e lartësuar që nga themelet me fakte jetike, i ka siguruar shkrimtares Lumturi Plaku arritjen e ndërtimit të një vepre romaneske me dy vëllime, që të befason me përjetimet e gjalla të personazheve të saj. Kam bindjen e plotë për të dëshmuar me leximin e kësaj vepre, se kjo zonjë emigrante prej gjysmë shekulli në Itali, i ka sjellë letërsisë shqipe një mrekulli letrare. Duke punuar prej vitesh si mediatore kulturore e emigracionit shqiptar në shtetin fqinj, autorja Lumturi Plaku, jo vetëm ka pasur nëpër duar të gjithë dokumentacionin, por edhe përjetimet personale të shqiptarëve të sistemuar aty me punë e strehim, pas viteve të hapjes së Shqipërisë me botën perëndimore.

Gjithashtu, përvoja saj letrare, me botimin e disa librave shqip e italisht, ka bërë që ajo të arrijë në këtë vepër edhe nivelin e lartë artistik të një romani bashkëkohor, me stilin tradicional të rrëfimit.  Të lënë pa fjalë dhe krejt pa frymë, rrëfimet e tmerrshme të dhunimit e keqtrajtimit të prostitutave fatkeqe, të përdorura nga kriminelët tutorë, për t’u pasuruar me trupin e tyre, në tregun e mishit të bardhë, nëpër semaforët e turpit. Rrëfimet e mashtrimit dhe vuajtjeve nga torturat e dy vajzave të reja shqiptare, janë nga më të llahtarshmet e ngjarjeve me to, në gadishullin fqinj.

Makutëria e tutorëve xhelatë, arrin deri aty, sa një mostër e tillë, të sjellë aty nga Shqipëria edhe vajzën e motrës, gjoja për ta punësuar dhe e mashtron, duke e detyruar me dhunë të punojë prostitutë. Të rrëqethet mishtë kur, babai i vajzës së zvetënuar nga dhuna, i pret kokën një tutori kriminel të tillë dhe ia dërgon familjes së tij në Tiranë.

Një figurë femërore që luan rol të rëndësishëm në jetën emigratore, është në këtë roman përkthyesja shqiptare Lulja, e cila me kulturën dhe përvojën e saj në njohjen e situatave ku ndodhen shqiptarët, bën qetësimin e shpirtrave të revoltuar nga vështirësitë në shtetin e huaj, duke ua bërë të qartë se fajin nuk ua kanë pritësit humanë, por shkaku që i ka detyruar ata të emigrojnë. Por merita letrare, artistike dhe patriotike e shkrimtares së nderuar Lumturi Plaku qëndron sidomos në vënien përballë nxirjes prostitucionale të Shqipërisë në opinion italian, edhe zbardhjen me figurën madhështore të studentes shqiptare Leljla, e cila mishëron dinjitetin e lartë tradicional të femrës shqiptare, si dhe të vëllait të të saj të talentuar, Besnikut.

Lexo edhe :  Plumbat e luftës, brenda muzeve fantazmë të Ukrainës

Një djalë i rrallë, i cili me intelektin që e karakterizon, arrin jo vetëm të pushtojë zemrat e nënave italiane, por të marrë dhe arsimin e lartë e të kualifikohet nga ana profesionale. Dialogu i  studentes Lejla, me Elion e rënë në dashuri marrëzisht pas saj, është nga më të bukurit e më madhështorët që mund të lexohen në linjat intime të personazheve lirike nëpër libra. Kodet morale të ngulitura nga edukata familjare shqiptare, në trurin e kësaj femre, shkathtësia për punë kulinarie me gatime të shijshme, mahnitin jo vetëm italianin e dashuruar pas kësaj vajze të re shqiptare, por edhe lexuesin e pasionuar pas këtij romani. Etja për punë të ndershme, e pjesës dërrmuese të emigrantëve shqiptarë në Itali dhe përpjekjet e suksesshme për të siguruar mirëqenie e jetë më të mirë, dëshmon për vitalitetin e racës sonë iliriane.

Uniteti dhe reciprociteti, për t’iu gjendur njeri-tjetrit pranë në raste fatkeqësie dhe për të siguruar vende pune, dëshmon edhe për humanizmin e njerëzve tanë, të cilët krijuan aty një komunitet me solidaritet të fuqishëm. Në qendër të kësaj veprimtarie, shquhet xha Suloja, një burrë i pjekur, i cili me mençurinë e tij, bëhet prind dhe strumbullari, ku mblidhen të shkëmbejnë mendime, për hallet e tyre e të marrin vendime, të gjithë shqiptarët. Përfundimisht duhet thënë, se nga ky roman me dy pjesë voluminoze, kanë ç’të mësojnë të gjithë ata që e mendojnë emigrimin fushë me lule. Por dhe të gjithë të mërguarit shqiptarë në çdo shtet ku ndodhen, për të mos harruar, se prapa fytyrës së tyre në punë, sjellje dhe paraqitje, kanë fytyrën e madhe të atdheut, të cilën mund ta nxijnë ose ta zbardhin.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV