Mexhit Prençi: Auron Tare kërkon të çmitizojë mitet e vërteta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

As më pak e as më shumë, ai thotë se Auron Tare, i cili ka botuar studimin e titulluar “Mite të rreme” kërkon të çmitizojë mitet e vërteta me materialet që ka sajuar nga arkivat e Sigurimit të Shtetit…

…Përpara se të flasë pak fjalë për Ernest Koliqin dhe Martin Camajn, edhe pse ua njeh mitin letrar e aktivitetin, ai sërish kërkon kohë. Në një mënyrë të shpejtë, por shumë depërtuese kalon nëpër duar gjithçka të tyre, për të pasur një perceptim sa më të freskët.

Në vorbullën e debatit, kanë folur shumë, ca që e njohin krijimtarinë e dy shkrimtarëve shqiptarë dhe ca të tjerë që nuk i afrohen dot thelbit të çështjes, Mexhit Prençi matet mirë. Thotë se nuk ka aspak dëshirë të punojë me shkrime të porositura, por për gazetën “Fjala” e bën një përjashtim.

Ai është poet e dramaturg, është kritik arti, specialist i teatrit dhe i dramës, eseist, studiues dhe publicist. Ka botuar 8 drama, 6 pjesë teatrore për fëmijë, 35 pjesë radiofonike. Në median e shkruar, me nënshkrimin e tij, janë botuar disa qindra artikuj, fejtone dhe portrete.

Por gjurmët më të thella, siç thotë dhe vetë ai, kanë të bëjnë me kritikën e artit. Zanafilla e veprimtarisë kritike të Mexhit Prençit është e kahershme, që nga fillimi i viteve ’70, kur mori në dorë drejtimin e revistës “Teatri”.

Ai ka botuar një kolanë me “Kritika e përzgjedhur”, që përfshin vështrime kritike, ese, studime dhe artikuj të shkruar pas vitit 1990. Libri i parë “Kritika 1”, botuar më 2008, ka në fokus kritik problemet e dramës, regjisurës, spektaklit dhe aktrimit; portretizimin e disa figurave të shquara të teatrit, filozofinë e kombëtares në rrafshin e dramaturgjisë dhe teatrit etj. Ndërsa “Kritika 2”, botuar në 2010 është libër studimor për dramën dhe spektaklin e ndaluar, sistemin piramidal të censurës; dënimet, internimet dhe burgosjen e disa dramaturgëve e regjisorëve bashkë me veprat. Një vend të rëndësishëm zë edhe kritika e politizuar e kritikëve, studiuesve dhe estetëve të realizmit socialist. Ndryshe nga këta dy libra, “Kritika 3” me ese dhe profile poetike, ka në fokus kritik krizën e vlerave në rrafshe të ndryshme. Dhe puna me kolanën ka vazhduar dhe me dy “Kritika” të tjera.

Ata që e njohin Mexhit Prençin, thonë se mendimi i tij kritik është i guximshëm, sfidues i kritikës konformiste, entuziaste dhe nihiliste. Më poshtë vijon materiali që Mexhit Prençi ka përgatitur për gazetën “Fjala”.

Leximi me syze të zeza i dosjeve të Sigurimit të Shtetit… nga personazhi kontravers Tare

 “Mediokri dhe smirëziu alibon të vërtetën që vret të vërtetën e vërtetë.” Moisi Korabi

Nga Mexhit Prençi

Gërmimi i Auron Tares nëpër dosjet me erë të keqe të Sigurimit të Shtetit, për të hedhur baltë mbi shkrimtarët Martin Canaj dhe Ernest Koliqi, secili me kontribute të çmuara në rrafshin e poezisë, prozës dhe dramaturgjisë, veprat e të cilëve kanë vlera të larta, është një qasje e gabuar prej mediokri… Balta bie mbi fytyrën e tij. Martin Camaj dhe Ernest Koliqi janë dy personalitete të shquara të kombit shqiptar: shkrimtarë realistë-modernë të nivelit të lartë.

Tare, si idhtar i kohës pa liri të socializmit, akoma nuk është divorcuar nga mendësitë komuniste, ku personalitetet e shquara shiheshin me syrin e njerkës, survejoheshin e akuzoheshin për lidhje me të huajt. Këtë po bën edhe Tare ziu, po rreket të çmitizojë mitet e vërteta me materialet e arkivave të Sigurimit që sajonin, mistifikonin e shtrembëronin të vërtetat, duke krijuar dosje me formulimet e tyre alibiste, si t’ua kërkonin shefat e mëdhenj.

Po Tare, mbrojtësi i trashëgimisë së kulturës, arkitekturës, ç’pati që iu vërsul Camajt dhe Koliqit t’i njollosë, kur për ta flasin veprat e tyre?!. Megjithëse ai nuk jep asnjë fakt konkret me foto, citime, deklarata e shenja të tjera që të vërtetojnë se shkrimtarët e lartësisë kanë punuar në dëm të Shqipërisë, nuk do të merrem me broçkullat e tij, me mjegullnajat e turbullimin e ujërave të zeza. Në këtë shkrim të shkurtër, nga një optikë tjetër do ta lexoj Tare Torroveshin.

Përse Taro ziu, i ka hyrë kësaj tollovie. Urtaku do të thoshte: “Hedh një i marrë një gur në ujë, e njëqind të mençur s’e nxjerrin dot… Cili është qëllimi i tij që “njollos” këto dy figura të lartësisë? Kush e ka ndërsyer të lehë? Çfarë kumti do të përcjellë në shoqërinë tonë sot?… Kujt i shërben ky personazh që, për mua është personulitet ?!…, Auron Tare ka një hall të madh: nuk ka arritur ta realizojë vetveten sipas ëndrrës së tij budallaqe dhe, për të promovuar se është dikushi, i rëndësishëm, madje shumë i rëndësishëm, qëllon me pisqollë të ndryshkur figurat e mëdha, siç janë Koliqi dhe Camaj, që të mbetet në histori… O për mirë, o për keq nuk do t’ia dijë…

Lexo edhe :  Basha: Qesharake! 200 politikanë kryesorë të vendit të kalojnë procesin e vetingut

Sipas meje, Auron Tare, bashkë me qumështin e nënës ka pirë edhe ideologji komuniste. Kjo është një nga arsyet kryesore pse ai është i paaftë të bëjë katarsisin, të monologojë e vetëdialogojë ( Ai & Tjetri brenda tij), Kështu, mund të arratiset nga politizimi e të merret me punën e tij në rrafshin e shkencës, që të luftojë për mbrojtjen e trashëgimisë së monumenteve të kulturës, për të cilën thonë se është specialist i zoti, e zëri i tij mund ë dëgjohet nga pushtetarët me dy para mend në kokë, por jo nga vandalët e barbarët që groposën natën, në orën 4 e 30 minuta Godinën Historike të Teatrit Kombëtar dhe e shndërruan në gërmadhë.

Martin Camaj dhe Koliqi me vepat e tyre, qëndrojnë lart.

Në pallatin e personaliteteve më të shquara të kombit. Lavdia e tyre nuk zvjordhet, nuk venitet, nuk shuhet. Ajo ndriçon e do të ndriçojë në veprat e tyre, duke përcjellë kumte atdhedashurie, krenarie kombëtare, kumte lirie, drejtësie dhe dashurie njerëzore.

Ja disa nga vepat e tyre:

Martin Camaj: Poezi “Një fyell ndër male” 1953. Poezi të zgjedhura, 1953-1947, Lirika me dy motive” 1967. Novela; “Rrungajat e marsit” dhe “Pisharët e natës”

Romane: “Djella”, botuar në Romë 1958, “Rrathë”, botuar në Munih të Gjermanisë, 1978.

Drama: “Kandili i argjandët” në Kozencë të Italisë, kur ishte në shtratin e vdekjes. Drama “Loja e mbasdrekes” një tragjedi tronditëse gjakmarrjeje që kumton se kur nuk vepron ligji, vepron kanuni, kur të dy veprojnë përnjëherësh sjellin katastrofën. Kjo vepër është satirë për realitetin tonë sot, ku kryeministri i çmendur, si mbi shkarpa të thata shkel mbi ligjet që vetë krren. Urtaku do të thoshte: “Vetë Zot e vetë shkop”

Ernest Koliqi, ndër më të shquarit e kombit në rrafshin arsimor dhe në rrafshin e letërsisë dhe të artit. Me veprat letrare lartësohet figura e tij si personalitet i shquar.

Është autori i parë që promovon tregimin modern.

Mendoj të ndalem te personaliteti i tij, si në rrafshin e estetikës. Ja disa mendime të vyera:

“Koliqi në aplikimin e metodave, kalon nga metoda pozitiviste e Hipolit Tenit dhe ato historiko-gjenetiste, deri te metodt simbolike e formaliste. Aty këtu Koliqi nis të përdorë edhe metoda psikanalitike” ligjëron Stefan Capaliku. Lexuesit po i paraqes disa prej mendimeve të vyera të Ernest Koliqit.

  1. Ushtrimi i zejës së shkrimtarit me vetëdije të ndritun e me qëllim ndërtues, lyp dituni e përvojë të shkrime bashkë. b). Arti i shkrimit, atij që e ushtron me ndërgjegje, i jep kënaqësi të veçantë, por edhe i shkakton trazime e idhnime të mëdhaja”. c). Vendosja në një vend tjetër e nji lufte historike për lirinë politike dhe kundër diskriminimit shoqënor asht nji shej prudence përballë censorit politik.” d). Shumkush kujton se, kur ka xanë alfabetin e Manastirit, asht në gjendje me shkrue në fletore e në të përkohshme edhe me qit libra. Disave u hyn në krye se mjafton të shkarravisin si me mereqep shka zakonisht flitet marë e prapsh në kafehane e mejhane, për m’u nje shkrimtar. Proza të neveritshme qarkullojn ku gramatika e syntaksa nepërkamben, gjuha shqipe pëson përdhunimim më të llahtarshëm….Mos qitët Zoti me u takue ma to, spepse pingul u asht mbush mendja, q’i vetëm nji pas hi jesin mrapa At Gjergj Fishtës, në stil… Fol ma to e rruej voe, e prit të shesin me fjalë palloi.” e) “Nji lis pa rraje nuk qëndron më kama; një komb që përbuz traditat e veta, vendos vetvrasjen e vet.”

Dy kolosët e letërsisë shqipe, Matin Camaj dhe Ernest Koliqi, shkrimtarë klasikë, realistë modernë, dhe atdhetarë me gjen arian, me veprat e tyre i kanë folur të shkuarës dhe të sotmes, me gjuhën e bukur shqipe. Brezat e ardhshëm do t’i lexojnë veprat e tyre, do t’i rivlerësojnë, duke sfiduar çdo sharlatan e shgallaban “rilindës” apo të tjerë…

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV