Tmerri në Kombinat/Deshifrimi i “ditarit të vdekjes”, prokuroria kërkon ndihmën e teologëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja makabre e nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi, vë në lëvizje intensive prokurorinë. Institucioni i akuzës do t’u kërkojë ndihmë teologëve për të kuptuar pjesët nga citatet e gjetura në ditare dhe copëza blloqesh. Besimi në ringjallje që solli makabritetin në familjen Josifi. Nën hetim disa persona që dyshohet se i përkasin një sekti fetar dhe kishin dijeni për ngjarjen.

Nga Elvis Myrta

Prokuroria e Tiranës në fillim të kësaj jave do të nisë me marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni mbi ngjarjen që tronditi mbarë opinion publik, mbrëmjen e 2 korrikut në Tiranë, ku nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë, pas një agjërimi të gjatë në emër të fesë. Deri tani për këtë dosje janë kryer vetëm hetime paraprake. Gazeta “Fjala” ka mësuar se në pyetje do të merren fqinjë, të afërm, si dhe persona që janë praktikantë të sekteve fetare që Zhaneta Josifi dhe dy vajzat e saj Anisa dhe Blerta ndiqnin. Hetimet për zbardhjen e këtij makabriteti do të përqendrohen tek individët e tjerë që mund t’i kenë shtyrë drejt vetëflijimit pjesëtarët e familjes Josifi. Janë të paktën 20 persona që do të thirren nga prokurori i çështjes, Arben Dermineli, dëshmitë e të cilëve pritet të hedhin dritë mbi personat që frekuentonin dhe sektin që praktikonin Zhaneta, Anisa dhe Blerta. Por a ishin të frymëzuara nga ndonjë sekt apo rrymë fetare këto sjellje, të tri grave Josifi?! Dyshimet e para thonë që po. Në banesën e tyre janë gjetur fletushka, ditare dhe fletore me shënime të shkëputura nga Bibla, një pjesë e të cilave flasin për shërimin nga Zoti dhe fuqinë që ai jep. Të gjitha këto janë administruar nga ana e prokurorisë si prova materiale. Në dëshminë e saj, nga Spitali Psikiatrik, e mbijetuara e vetme e kësaj tragjedie, Blerta Josifi, ka mohuar që persona të tjerë të kenë pasur dijeni për aktin e rëndë që ato ndërmorën, megjithatë nga dëshmitarë të cilët kanë folur dhe për mediat, bëhet e ditur se në banesën e grave Josifi ka pasur vizitorë, e se ato kanë qenë ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait. Këta persona pritet të thirren në prokurori për të dhënë deklarimet e tyre përpara grupit hetimor.

Prokuroria kërkon ndihmën e teologëve

Provat kryesore që ka në dorë prokuroria për zbardhjen e ngjarjes së rëndë janë ditari me citime të shkëptura nga libri Dhiata e Re dhe nënvizimet që janë bërë në këtë libër, nga motrat Anisa dhe Blerta. Prokuroria ka kërkuar ndihmën e teologëve për të zbuluar enigmat që ndodhen në atë ditar, i cili, sipas hetuesve, fillmisht është mbajtur nga Anisa, por pas vdekjes së saj, ka qenë Blerta që ka shkëputur citime nga Dhiata e Re dhe i ka shënuar ato në ditarin e mbajtur nga motra e saj. Ndihma e teologëve është kërkuar për të zbërthyer shkrimet dhe citatet që janë shkruar nga pjesëtaret e familjes Josifi. Nëse do të zbërtheheshin këto mesazhe, atëherë do të mësohej edhe sekti që mund t’i ketë shtyrë drejt vetëflijmit 56-vjeçaren dhe dy vajzat e saj. Gjithashtu, prokuroria ka administruar edhe disa materiale të tjera që mund të hedhin dritë mbi këtë ngjarje tragjike. Institucioni i akuzës tregohet mjaft i rezervuar për provat e reja që ka administruar, por gazeta “Fjala” ka mësuar se një i afërm i Zhanetës, Anisës dhe Blertës, mëngjesin e djeshëm ka dorëzuar disa prova të reja që mund ta ndihmojnë grupin hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, e cila deri tani ka shumë enigma brenda. Besimi në ringjallje duket se i kishte bindur deri në atë pikë tri gratë, sa kanë qëndruar pa ngrënë për ditë e ditë të tëra, deri në vetëflijim. Për këtë arsye këto shënime prokuroria po heton se cilit sekt apo organizate fetare i përkasin këto pasazhe. Sipas informacioneve, dyshohet se Zhaneta dhe dy vajzat kanë qenë pjesë e një sekti të Dëshmitarëve të Jehovait. Gazeta “Fjala” ka zbuluar se një nga viktimat, më konkretisht Zhaneta, në një stendë të ngritur nga ky sekt, shpërndante revistën “Kulla e Rojës”. Gjithashtu, hetuesit janë duke verifikuar edhe telefonat e viktimave për të mësuar më shumë rreth personave me të cilët ata komunikonin së fundmi. Dosja është regjistruar me akuzën e e shtyrjes drejt vetëvrasjes, e cila parashikohet nga neni 99 i Kodit Penal shqiptar.

Lexo edhe :  Protesta e thirrur nga Partia Demokratike, "blindohet" kryeministria

Ngjarja

Ishte vëllai i Zhaneta Josifit personi që zbuloi ngjarjen makabre, ku nëna dhe dy vajzat e saj kishin vendosur t’i jepnin fund jetës, duke mos u ushqyer. Vëllai i 56-vjeçares kishte telefonuar motrën dhe dy mbesat, por asnjë nga gratë nuk ia hapi telefonin atë natë. I shqetësuar, ai shkoi në banesën e së motrës, por sërish, askush nuk iu përgjigj. Dera nuk i është hapur. I gjendur përpara kësaj situate, ai lajmëroi policinë, e cila, e ndihmuar edhe nga forcat zjarrfikëse ka hyrë në banesë nga dritarja e banjos. Efektivi i policisë që hyri në banesë është përballur me një situatë horror dhe menjëherë ka dalë nga banesa, ku u ka kërkuar kolegëve të tij të lajmëronin mjekë të mjekësisë ligjore, pasi dy gra kishin humbur jetën. Sipas policisë, mësohet se pa shenja jete u konstatua e zonja e shtëpisë, e cila ishte e shtrirë në dysheme. Në dhomën e gjumit ishte e shtrirë vajza tjetër, 34-vjeçarja Anisa Josifi, e cila ishte e mbuluar me batanije dhe jorgan. Ndërsa në divan është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore vajza tjetër, Blerta Josifi. Ajo u dërgua menjëherë në urgjencën e QSUT-së në gjendje të rëndë për jetën. Pas marrjes së ndihmës së parë nga bluzat e bardha, ajo e kaloi rrezikun për jetën, ku më pas u transferua në urgjencën e Psikiatrisë, ku edhe ndodhet aktualisht./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

“Dumani e ka pasur në tavolinë 21 janarin”/ Rama: Më parë ishte e pamundur ta zbardhte

Kryeministri Edi Rama thotë se sot drejtësia është e çliruar nga politika. Përmes një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale,...

Ylli Manjani: Veliaj u arrestua pa prova

Juristi Ylli Manjani ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Manjani e ka cilësuar arrestimin e Veliajt si një veprim të papranueshëm, duke...

Arrestimi i Veliajt, Duma revoltohet me Berishën: Si nuk i thatë SPAK-ut një herë ‘Bravo’

Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është diskutuar mbrëmjen e djeshme në “Top Story”. Në debat me të ftuarit, moderatorja ish deputete e PD,...

“Na e kanë keqkuptuar heshtjen”, Rama për Veliajn: Një kryeqytet i tërë u la pa kryetar

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama tha se nga sot nuk do të heshtë më për veprimet...

“Ngrin” paundi dhe euro, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

Sot, më 11 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 95.4 lekë dhe shitet me 96.7 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga zvicerane...

Lajme të tjera

Web TV