Si sot, më 12 korrik 2011 ndërroi jetë dom Simon Jubani, prifti që sfidoi regjimin ateist të komunizmit dhe me kremtim të Meshës së Shenjtë ndër varreza të Rrëmajit të Shkodrës, më 4 nëntor 1990, sanksionoi fundin e diktaturës komuniste në Shqipëri.
Në këtë përvjetor të vdekjes së tij e ka kujtuar artisti shkodran Pjetër Logoreci.
Në një postim në rrjetet sociale, Logoreci e cilës dom Simon Jubani si një burrë të madh të kombit shqiptar dhe krishtërimit pasi sipas tij askush si ai nuk veproj (në gojën e ujkut) për të rihapur institucionet fetare edhe pse kishte mjaft klerikë të tjerë që vegjetonin në Shkodër.
Postimin, Pjetër Logoreci e ka shoqëruar me një fotografi të dom Simon Jubani të bërë nga vetë ai në shtëpinë e klerikut.
“Sot 9 vjet ma pare vdiq ne Shkoder, burri i madh i kombit shqiptar dhe i krishtenimit, Dom Simon Jubani.
Pak kush si ai, dijti ti qendroje rrepresionit dhe torturave te diktatures e kriminelve komuniste, pak kush si ai dijti te flase per demokracine e vertete, askush si ai nuk foli te verteten lakuriq, sic asht, tuj marre nganji here edhe epitetin “i marri ose nihilisti”….
Askush si ai nuk veproj (ne gojen e ujkut) per te rihape institucionet fetare edhe pse kishte mjaft klerike te tjere qe vegjetonin ne Shkoder.
Kte foto ja kam pas ba ne shpine e tij te vorfen (ku shkojsha shpesh) ndersa ai po i sherbente nje familje qe pat nevojen e tij.
Ky burre pervec se leksione demokracie, i dha njerzve leksionin e te kenunit njeri, e ma shume se kujtdo kolegve te tij te arqipeshkvise qe kishin dhe kane nevoje …
I perjetshem kjofte kujtimi i Tij…” shkruan Logoreci.
/En.Br./Fjala.al
https://www.facebook.com/pjeter.logoreci/posts/10222978764081547