Dy shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane pasi janë kapur me 8 kg kokaninë në makinën me të cilën lëviznin.
Autoritetet kishin pikasur një automjet të dyshimtë që levizte në lagjet dhe rrugët perifierike të Senigallias nën drejtimin e një burri.
Pas dyshimeve të policisë makina me targa polake është ndaluar dhe kontrolluar pasi shoferit i ishte bashkuar edhe një tjetër burrë i po të njëjtës kombësi.
Shqiptarët kishin fshehur në makinën e tyre 8 kg kokaine nën një fund të dyfishtë të krijuar poshtë sediljeve të pasme të makinës.
Përveç 8 kg kokainë janë gjetur të fshehura edhe 5000 euro dhe 1300 euro të cilat drejtuesi i mjetit i mbante në xhep.
33 vjeçari shqiptar që drejtonte automjetin së bashku me personin i cili u bashkua me vonë në makinë u vunë në pranga nga policia italiane si dhe u sekuestuan perveç te tjerave edhe 3 telefona celularë dhe një navigator u gjetën në pjesën e poshtme të dyfishtë.
/Ra.My. Fjala.al/