Milani kontakton Altin Lalën për Milot Rashicën, 23-vjeçari vishet kuqezi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllja e sezonit në Bundesligën gjermane, teksa kampionatet e tjera madhorë të vendeve të Evropës vazhdojnë akoma marshimin drejt fundit të këtij sezoni që po duket pa fund, teksa ka nisur në mes të gushtit të vitit të shkuar e pritet të mbyllet në fund të korrikut të këtij viti, ka bërë që të intensifikohen edhe zërat e merkatos. Një nga emrat më të përfolur ka qenë Milot Rashica.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, do të largohet nga Verder Bremeni gjatë kësaj vere, teksa një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e klubit gjerman. 23-vjeçari ka shkëlqyer gjatë edicionit aktual, 2019-2020 me fanellën e klubit gjerman, teksa ka realizuar 11 gola në 34 ndeshje, duke dhënë edhe shumë pasime për gol. Dhe kjo ka bërë që lista e klubeve që e dëshirojnë Rashicën të shtohet.

E përditshmja italiane “Tuttosport” raporton se Milani ka kontaktuar me menaxherin e Rashicës, Altin Lalën, për ta bindur sulmuesin që të transferohet në “San Siro”. Por, natyrisht, konkurrenca për të siguruar shërbimet e mesfushorit të krahut me tipare sulmuese, është mjaft e ashpër, teksa Borusia e Dortmundit dhe Lajpcigu në Gjermani, Liverpuli në Angli dhe Napoli në Itali, kanë shfaqur interes për të.

Por e përditshmja sportive italiane raporton se interesimi i Milanit është serioz dhe drejtuesit e klubit kuqezi të veriut të Italisë kanë kontaktuar me Lalën, i cili, sidoqoftë, ka spikatur me këmbënguljen e tij për t’i mbajtur “pranë gjoksit kartat e tij”, duke mos pranuar të japë të dhëna për destinacionin e ardhshëm të 23-vjeçarit. Nuk dihet ende se në ç’fazë janë bisedimet midis palëve.

Milot Rashica, i lindur më 1996-ën, ka luajtur 72 ndeshjen me fanellën e Verder Bremenit, duke shënuar gjithsej 24 gola e duke dhënë edhe pasimin për 11 të tjerë. Ai ka luajtur gjithashtu edhe 27 gola me fanellën e përfaqësueses së Kosovës dhe ka shënuar edhe 10 gola. Kujtojmë se, më herët, mesfushori ka luajtur për Kombëtaren kuqezi, përpara se të kalonte nga Kosova.

Të fundit

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali...

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Lajme të tjera

Web TV