‘Ndërrova shtëpinë për arsye sigurie’/ Nako-Majkos: Ngjall pasiguri dhe për ne të tjerët, ja problemet e tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas daljes së lajmit në media për ndërrimin e shtëpisë, ministri i Diasporës Pandeli Majko reagoi se shtëpinë në qendër e kishte shitur për të blerë një tjetër përtej unazës së madhe të kryeqytetit për arsye sigurie, pas kërkesës së një agjencie mike.

Lidhur me këtë deklaratë të ministrit, ka ardhur një reagim nga ish-nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Pëllumb Nako.

Sipas tij, një deklarim i tillë ngjall pasiguri dhe ankth për ne të tjerët kur shohim qeveritarë të kërcënuar. Më tej ai shton se problem tjetër mbetet se ministrin e ka njoftuar një shërbim i një vendi mik, domethënë që nga organet tona të sigurisë, ai nuk do të merte vesh gjë për kërcënimin që i kanosej.

Ndërsa shton dhe problemin tjetër se shërbimi mik njofton direkt si personalitet politik nëse kërcënohesh dhe nuk njofton shërbimin tonë kompetent sipas mënyrës më normale të bashkëpunimit për sigurinë.

Postimi i plotë:

“Një ministër shet shtëpinë për arsye sigurie.
Një ministër i qeverisë së tanishme thotë se ka shitur shtëpinë në qendër të Tiranës dhe ka blerë një tjetër në periferi të saj, para një viti për sigurinë e familjes së tij. “ Arsyeja e vetme, thotë ai, për ta ndryshuar shtëpinë nuk është biznesi, por ishte siguria e familjes sime pas kërkesës nga agjenci mike.”
Nëse vlerësohet, një deklarim i tillë ngjall pasiguri dhe ankth për ne të tjerët kur shohim qeveritarë të kërcënuar. Në ato që thotë Ministri kuptohet se kërcënimi i sigurisë së familjes së tij ka qenë kaq shumë real sa që nga frika ai ndërroi shtëpi. Frika me këtë rast është reagim normal si motiv lëvizjeje nga banesa e tij e parë në të dytën. Por kur fakti bëhet mdeiatik nga vetë protagonisti, ajo kthehet në shqetësim për publikun dhe ky i fundit nuk ndihet i sigurt. Problemi tjetër është se ministrin e ka njoftuar një shërbim i një vendi mik, domethënë të ishte për organet tona të sigurisë, ai nuk do të merte vesh gjë për kërcënimin që i kanosej. Kjo na ben ne të tjerëve akoma më të pa sigurt. Po ashtu problem mbetet edhe fakti tjetër që shërbimi mik të njoftoka direkt si personalitet politik nëse kërcënohesh dhe nuk njofton shërbimin tonë kompetent sipas mënyrës më normale të bashkëpunimit për sigurinë. Dhe e fundit: Shërbimi mik “ i ka kërkuar” ministrit të levizë për arsye sigurie. Kjo do të thotë.. që nuk di çfarë emri t’i vësh.” shkruan Nako.

Lexo edhe :  Edi Rama në Shkup, drekon me Taravarin me speca të skuqur dhe dhallë

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV