Armiku i përbetuar i Sali Berishës dhe ‘Robin Hood’, kush është kapobandoja i Vlorës Zani Çaushi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Myrteza Çaushi, i njohur me emrin Zani Çaushi ishte kreu i bandës më famëkeqe në qytetin e Vlorës, të krijuara gjatë vitit të mbrapsht të 1997, e quajtur “Banda e Çoles”.

Banda e Çoles kishte rivalë të fortë Bandën e Gaxhait, Bandën e Kakamit dhe Banda e Pusit të Mezinit, ku gjatë përplasjes mes tyre Zani Çaushi ka humbur tre vëllezër.

Kujtojmë se Zani Çaushi e quajti veten “kundërshtar të betuar” të Sali Berishës dhe ishte mbështetës i flakët i Partisë Socialiste. Në një pjesë të madhe të intervistave që ka dhënë për mediat e huaja ai e ka shprehur hapur urrejtjen e tij ndaj Berishës.

Ndërkohë në intervista ai është shprehur se vetë ‘Robin Hood’ do të kishte dëshiruar të quhej Zani, duke lënë të kuptuar se ai ndihmonte popullin.

“Unë ndihmoj popullin e Vlorës dhe Shqipërisë, Berisha nuk mund të më peshkojë dhe të më bëjë lojra. E kam thënë disa herë që është i dënuar me vdekje dhe nuk mund të shpëtojë. Ka vrarë vëllezërit tanë. Jo tani por nja 2-3 vjet më parë, shumë fëmijë janë vrarë dhe masakruar nga Sokol Mulosmani. Unë kam 6 vjet luftë me Berishën. Më kanë rrahur. Berisha ka bërë shumë në Vlorë. Ne do të luftojmë sa të vdesim të gjithë këtu, në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Kam qindra njerëz të armatosur dhe ju them se kur të bëhen zgjedhjet dhe Berisha bën prapë lojra, atëherë ne do të shkojmë në Tiranë.”, është shprehur ai në një intervistë për mediat e huaja.

Kulmin e pushtetit të tij te populli, Zani e ka pasur 15 ditë pas tragjedisë së ‘Otrantos’, kur kryeministri Italian Romano Prodi mbërriti në Vlorë për tu takuar me Presidentin e atëhershëm Sali Berisha dhe kreun e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar Bashkim Fino.

Lexo edhe :  Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

Më 13 prill 1997, tre helikopter të marinës italiane zbritën në një zonë në Vlorë ku do të zhvillohej dhe takimi. Kryeministri Italian, Prodi do të mbrohej nga Zani i cili mbante në dorë një kallashnikov.

Ende nuk është bërë e qartë se si një kryeministër nga një vend si Italia, vendosi të mbrohej nga Zani.

Në një video të realizuar në 28 shtator 1997, “Associated Press” ka filmuar ndalimin për herë të parë nga policia të Zani Çaushit, me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Me pas në vitin 1999, kreu i bandës së Vlorë, Zani Çaushi u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për një sërë krimesh të kryera në vitin 1997.

Në përfundim të seancës gjyqësore ku iu dha masa e sigurisë “arrest me burg”, Zani Çaushi tallet me një efektiv në momentin që shoqërohet për në furgonin e policisë duke iu drejtuar me fjalët: “Leri gazetarët të filmojnë o shpirti”.

Ajo që e mban përjetësisht në burgun e Drenovës, tmerrin e jugut të vendit, është dënimi i drejtësisë greke, e cila ka dhënë me akuzën e vrasjes plot 101 vite burg për Çaushin./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Pse SHBA nuk do ta arrestojë Putinin javën tjetër pavarësisht urdhërarrestit?

Kur presidenti rus Vladimir Putin udhëton për në Alaska javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikan Donald...

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), me bazë në Paris, shpërndau një deklaratë pas lëshimit të raketave të para mes Iranit dhe Izraelit në luftimet...

Luana Vjollca i merr Festivalin Arbana Osmanit/ Rikthehet “përplasja” mes dy vajzave

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh...

Durrës/ Vidhte nëpër shezlongë sendet personale të pushuesve, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Blutë bëjnë me dije...

Përhapet zjarri në Finiq, situatë kritike në fshatrat Krane dhe Fitore

Përhapet zjarri në Finiq, situatë kritike në fshatrat Krane dhe Fitore Zjarri që vijon në Finiq është përhapur edhe në fshatra të tjera. Gazetari Limos Didani...

Lajme të tjera

Web TV