Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Zani Caushi: Dëshira e parë që do përmbush kur të lirohem…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zani Çaushi ka kërkuar së fundmi lirinë me kusht në Gjykatën e Korçës. Çaushi i njohur si i forti i Vlorës në trazirat e ’97.

Kërkesa e Çaushit, është depozituar para disa ditësh dhe deri tani janë mbajtur dy seanca.

Burime për mediat bëjnë me dije se kërkesa e Çaushit bazohet mbi argumentet e tij se është rehabilituar pas kryerjes së 25 viteve burg dhe se kishte dy fëmijë të mitur.

Po të kthehemi pas në kohë në një intervistë të realizuar në vitin 2003 nga gazetari Ferdinand Dervishi Çaushi është shfaqur në një personazh krejt ndryshe me dëshira si gjithë njerëzit e zakonshëm për jetën.

Intervista e Plotë

-Çfarë thoshte për lirinë dhe çfarë do bënte në ditën e parë pas lirimit?

Zani Çaushi është një njeri i rëndë. Kjo është përshtypja e parë, nëse e ke përballë. Rreth një metër e tetëdhjetë e pesë i gjatë, me një trup që do ia kishte zili atleti më i mirë, njeriu që konsiderohet si ish-i forti i Vlorës, i bërë i njohur që në vitin 1997, reflekton shijen e një njeriu të vrazhdë dhe të fortë si shkëmb.

Përsëri flet me kokën lart. Përgjigjet për gjithçka, pasi informacioni, duket, nuk i mungon.

Mban të veshur një bluzë të bardhë me krahë të shkurtra, nga ku i gufojnë muskujt me forma të rrumbullakëta edhe pse malet përreth Burrelit, ku gjendet burgu i sigurisë së lartë, janë veshur me dëborën e parë.

Flet shtruar dhe qartë, deri në momentet kur objekt i pyetjeve janë të afërmit e tij të vrarë në kohën kur ai ishte mbyllur për së dyti në burg.

Një çast kur fillon të humbasë logjikën dhe të akuzojë, kryesisht prokurorët dhe gjykatësit.

Moment kur sytë në ngjyrë të kaltër i zvogëlohen dhe buzët i rrudhosen.

Ndërkohë që ka një njeri për të cilin flet me respekt.

Është Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, njeriu për të cilin Myrteza Çaushi lëshon lëvdatat më të shumta për ndryshimet në Tiranë.

Ndryshime të cilat i vëzhgon teksa udhëton me makinë për në gjykatë.

-Cila është një ditë në burg e Zani Çaushit?

Zgjohem në mëngjes, bëj tualetin, pi ndonjë çaj apo kakao të cilën e përgatis vetë në dhomë, pastaj dal në ajrim. Aty bëj ndonjë telefon me të afërmit e shokët, luaj futboll. Kur kam qenë i vogël kam qenë një futbollist i vërtetë. Lexoj libra, shoh televizor…

-Kush është momenti që të sjell më shumë kënaqësi gjatë ditës?

Kur bëj gol.

-Ç’të mungon më shumë në burg?

Më ka humbur shija e jetës që bëhet jashtë mureve të burgut. Më mungon deti. Kam dëshirë të vrapoj në det. (Qesh). Nuk jam çmendur. Kam dëshirë të vrapoj në gjysmë metër ujë. Kam dëshirë të vrapoj në pyll, me ka marrë malli të shkoj njëherë pas Karaburunit.

-Për kë nga të afërmit të ka marrë malli më shumë?

(Hesht një moment). Më ka marrë për njerëzit e familjes, të cilët nuk jetojnë më. Por edhe çmallem. Vijnë të më takojnë rregullisht të afërm dhe shokë.

-Pas dy ditësh janë zgjedhjet lokale, kush mendon se do të fitojë?

Ata që kanë punuar. Do fitojnë socialistët. Kanë bërë shumë punë dhe kanë Edi Ramën.

-E dini që ai nuk është anëtar i Partisë Socialiste?

Nuk ka rëndësi. Edhe ish-presidenti Meidani nuk ishte. Por Edi Rama është komandanti i gjithë socialistëve, pavarësisht se ndonjërit nuk i pëlqen. Ai ka punuar. Në s’jemi vend që kemi shumë para. Ato u grabitën. Pastaj nuk mund të akuzohet një njeri pse ka mbushur gropat, pse lyen pallatet, pse mbjell pemë…

-Ju vetë i keni parë ndryshimet në Tiranë?

Po. Kur vij në Tiranë për gjyqet, i kam parë ndryshimet.

-Ju vetë për kë e jepni votën?

Lexo edhe :  “Ka politikanë që i kanë dhomat të mbushura me para”/Gazetari plas bombën: SPAK ka foto..

Këtu nuk votojmë. Po të isha në Vlorë do të votoja për Shpëtimin. Djalë i mirë. E njoh, është mësues në shkollën pranë shtëpisë sime. Mbase shtron edhe rrugët e Çoles, lagjes sime.

-Në vitin 1997 ju kemi parë në televizion kur keni dalë të votoni i veshur me kostum. Për kë votuat?

Kam votuar për Partinë Socialiste.

-Ndihmove ndonjë krah politik në Vlorë në vitin 1997?

Jo. Unë kam ruajtur votat. Dikush në atë kohë ofroi një shumë të madhe të hollash që unë të lija Vlorën me qëllim që aty të vidheshin kutitë e votimit. Shifra ishte shumë e madhe. Nuk pranova.

-Në vitin 1997 ju jeni shfaqur pranë Romano Prodit, ish-kryeministrit italian. U duk sikur bënit pjesë në grupin e tij të sigurimit.

Kisha dhënë fjalën se do e mbroja.

-Kujt ia dhatë fjalën?

Qesh. Atyre në qeveri. Kishte njerëz të cilët jo se do guxonin ta vrisnin, por mund të qëllonin me ndonjë armë të rëndë për të bërë zhurmë. U dërgova fjalë se në rast të një veprimi të tillë do ta pësonin. Atë ditë ishin 100 mijë njerëz në shesh.

-Patët rastin të bisedonit ndonjë moment me Prodin?

Jo. Ai ishte me ish-kryeministrin shqiptar, Bashkim Fino. Ne kemi siguruar edhe daljen e tij nga godina e universitetit së bashku me mikun tim Luçinanon (Afrim Rami nga Burreli) dhe rojet e karabinierët Italinë. E shoqëruam rreth 15 kilometra. Kishim marrë të gjitha masat të mos ndodhte asgjë…

-Si e shpëtuam tregtarin e marrë peng?

Historitë e Zani Çaushit nuk kanë të sosur. Në një moment ai përmendi se në Vlorën e vitit 1997 kishin falur dhe ndihmuar shumë njerëz.

“Kemi shpëtuar një tregtar të cilin e kishin marrë peng bashkë më familjen dhe i kërkonin 30 mijë USD”, tregon Çaushi. Sipas tij, me këtë ngjarje ishte marrë Afrim Rami (Luçianoja) dhe disa ushtarë e oficerë të misionit italian ALBA. “Atë ditë Luçianoja më thirri duke më thënë se italianët na kishin kërkuar ndihmë, por unë isha i lodhur dhe vazhdova të flija. Ai u nis me çunat e tjerë”, fillon rrëfimin Çaushi, i cili nuk përmend emra të tjerë.

Thotë vetëm se viktima e sulmit të njërës prej bandave të shumta të Vlorës kishte qenë shtëpia e një tregtari që ndodhej pranë kampit të pionerëve.

Sipas Zanit, anëtarët e bandës i ishin futur tjetrit në shtëpi, i kisnin përdhunuar vajzën 14 vjeçe dhe pasi e kishin lidhur i kishin vënë edhe një granatë në gojë.

Kushti për lirimin, sipas rrëfimit të Zanit, kishte qenë pagimi i një gjobe prej 30 mijë USD, të cilat duhej të jepeshin brenda një ore.

“Në këtë kohë na u kërkua ndihmë dhe e dhamë”, vazhdon ai rrëfimin.

Sipas Zanit, Luçianoja me djemtë kishin rrethuar shtëpinë, duke shtënë në duar bandën.

Më pas një oficer italian kishte çaktivizuar bombën.

“Kryetari i kësaj bande u dënua vetëm me 7 muaj burg”, përfundon Zani i revoltuar.

-Daniel Still shkrimtarja e preferuar e Myrteza Çaushit

Paksa e habitshme, por në burg Zani Çaushi ishte kthyer në një lexues të rregullt librash, madje kishte zgjedhur edhe shkrimtarin e preferuar. Ishte Daniel Stel, një shkrimtare amerikane që shkruan romane me histori të ngjashme me ato të telenovelave që shfaqen kohët e fundit në televizionet kryesore shqiptare.

Çaushi kishte lexuar disa libra të saj, të cilët ia dërgonin nga Vlora njerëzit e familjes.Por një fakt interesant ishte leximi i librave të Zanit edhe nga edukatorët dhe oficerët e tjerë të shërbimit në burg.

Ata ia merrnin atij hua, me të drejtë kthimi.Sipas Zanit, Daniel Stel i pëlqente pasi shkruante për tema prekëse, për probleme në familje, për dashurinë etj.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Tirana merr çmimin “Kryeqyteti i Inovacionit” për qeverisjen vendore, Veliaj: Krenar!

Bashkia e Tiranës vlerësohet me çmimin “Kryeqyteti i Inovacionit” për qeverisjen vendore në edicionin e 7-të të çmimeve kombëtare...

“Ore po xhupin tim kush e vodhi? Në xhep kisha edhe…”, Korreshi batuta me mazhorancën!

Deputeti i PD Saimir Korreshi, nuk i ka lënë batutat edhe pas përfundimit të seancës plenare, seancë e cila nuk u mbyll në mënyrë...

Rama: Bllokimi i plotë i Tik Tok do të ishte një rrugë, qoftë edhe për një periudhë

Kryeministri Edi Rama thotë se bllokimi i plotë i Tik Tok do të shërbente si një rrugëzgjidhje, edhe për një periudhë kohe, teksa shprehet...

Alban Dudushi habit me deklaratën për Kiara Titon: Duhet të rritet akoma

Gazetari i mirënjohur Alban Dudushi ka lënë publikun e habitur në lidhje me deklaratën e dhënë së fundmi. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”...

Zbuloni shenjat e horoskopit që do gjejnë dashurinë në 2024 dhe do të presin bashkë 2025

Gati për një dashuri të re para vitit 2025? Viti 2024 po i vjen fundi, por para se të themi lamtumirë, tre shenja të horoskopit...

Lajme të tjera

Web TV