“Do të jetë rruga më me vlerë në Tiranë”, Veliaj inspekton punimet te Bulevardi “Zogu I”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bulevardi “Zogu I” po merr një pamje të re dhe brenda vitit do të transformohet në një hapësirë të madhe publike, me sheshe e fasada të unifikuara në të dyja anët. Një investim i cili pritet t’i japë një impuls ekonomik të gjithë zonës, që lidhet me Bulevardin e Ri. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në terren dhe falenderoi qytetarët për bashkëpunimin.

“Ky është një nga projektet më të vështira të Bashkisë së Tiranës. Nëse Bulevardi i Ri ishte një hapësirë e pabanuar, ku çdo gjë mund të bëhej nga e para, kjo është një zonë e banuar prej vitesh, ku janë bërë improvizime dikush një tendë, një tjetër një shtesë apo një sajesë mbi çati. Por, ka ardhur koha të kemi uniformitet, ndaj falenderoj 99% të banorëve që janë treguar bashkëpunues”, tha Veliaj.

Ai theksoi se shumica e do progresin dhe të bukurën, prandaj shprehu besimin se edhe ajo pakicë e vogël do të bëhet bashkëpunuese. “Për sa kohë që shumica do progresin, do të bukurën, estetikën, do të duhet që të bashkëpunojmë të gjithë.

Me ligj fasadat janë pronë e Bashkisë së Tiranës – ti ke pronë private pjesën brenda të shtëpisë, por fasada është pronë e bashkisë. Ndaj, për sa kohë që bashkia, institucionet publike dhe 99% e banorëve bashkëpunojnë, jam i sigurt se edhe ai 1% i mbetur do jetë pjesë e këtij bashkëpunimi”, nënvizoi kryebashkiaku.

Projekti i Bulevardit “Zogu I” është konceptuar si një miks hapësirash publike, ku nuk do të mungojnë edhe aktivitetet ekonomike. “Kemi fituar një pafundësi hapësirash. Mjafton të shihni me sy të lirë se vetëm nga heqja e kangjellave te Ministria e Drejtësisë, te Fakulteti i Shkencave dhe te materniteti i vjetër i Tiranës, kemi fituar disa hapësira.

Lexo edhe :  Risia në aeroporte! Parfumet, pijet alkoolike dhe lëngjet lejohen në bagazhin e dorës

Njerëzit do të shikojnë një kombinim mes një bulevardi totalisht të transformuar dhe një rruge me kalldrëm modern; do të shohin dyfishim të trotuareve, sepse duam që të ketë një rrugë shopping-u, një hapësirë ku qytetarët të kenë mundësi të pinë një kafe, të konsumojnë produkte të ndryshme, të ulen e të hanë në një restorant. Do të jetë ndoshta rruga më me vlerë në qytet”, tha ai.

Ndërkaq, projekti i ri krijon edhe një lidhje mes Bulevardit “Zogu I” dhe Bulevardit të Ri, ku do zhvendosen institucionet dhe bizneset e mëdha të vendit. “Do kemi një lidhje me Bulevardin e Ri, pasi deri dje ishin si dy hapësira me cilësi ndryshe nga njëra-tjetra. Tani cilësia është e njëjtë, ndaj nuk do të dallohet fare kur kalojmë nga pjesa e Tiranës së vjetër tek ajo e Tiranës së Re.

Tirana ka 100 vite me këtë bulevard, e tani do ketë 100 vite të tjera me një bulevard totalisht të transformuar. Në gjysmën e dytë të vitit, kur do të nisë zhvillimi në zonën e Bulevardit të Ri, me zhvendosjen e zyrave, bankave, institucioneve dhe korporatave të vendit, besoj se Bulevardi “Zogu I” do të jetë një pikë takimi i shkëlqyer mes polit të Tiranës rezidenciale dhe polit të Tiranës Fin-Tech”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me familjen mbretërore, do të realizojë zhvendosjen e monumentit të Ahmet Zogut në një hapësirë më dinjitoze. “Ne do të kemi një zhvendosje, e dakordësuar kjo edhe me familjen mbretërore, të monumentit të Ahmet Zogut, në një prej shesheve që krijohen përgjatë bulevardit”, sqaroi Veliaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV