Nëse një mizë ndalon në ushqimin tuaj, çfarë bëni ju? E hidhni ushqimin apo vazhdoni ta konsumoni?
Nëse mendoni se “është thjesht një mizë” dhe vazhdoni ta hani duhet të jeni më të kujdesshëm pasi ky insekt I vogël në të vërtetë mund të shkaktojë shumë problem në organizëm.
Lexoni këto fakte para se të vijoni të konsumoni ushqimin ku miza ka ndaluar.
Ato mund të vjellin në ushqimin tuaj
Mizat në shtëpinë tuaj thithin shumë lëngje dhe forma e gojës së tyre është tubulare, ata mund të vjellin në ushqimin tuaj, duke lënë aty çfarë kanë ngrënë më parë.
Mund të lëshojnë vezë
Nëse miza ulet në ushqimin tuaj, ajo mund të lëshojë dhe vezë, të cilat edhe mund t-ju helmojnë. Prandaj mos harroni ta mbuloni gjithmonë ushqimin.
Këmbët dhe krahët e tyre mund të lëshojnë baktere
Mizat janë të mbushura me baktere dhe mikrobe jashtë trupit të tyre, dhe nëse ata ulen mbi ushqim, mund t’i lënë aty. Sipas Universitetit Teknologjik Nanyang, “çdo hap prej qindra që ka marrë një mizë lë pas një gjurmë kolonie mikrobike.” Kjo do të thotë se çdo gjë që prek miza mund të jetë infektuese.
Ato mund të kenë mbi 60 sëmundje
Mizat mund të transmetojnë së paku 65 sëmundje të ndryshme tek njerëzit, duke fluturuar sa në plehra sa në ushqim. Ndër to mund të jetë diarreja, marramendje, kolera etj. Jo vetëm njerëzit, mizat infektojnë dhe kafshët si derrat ose pulat.