La derbin nga frika e Covid-19, Partizani gjen zëvendësuesin e Sormanit

Partizani ka vendosur tashmë për fatin e trajnerit Adolfo Sormani. Sormani nuk mori pjesë në derbin e ditës së premte pas infektimit të 5 lojtarëve me Covid-19.

Ai nuk pranoi ta drejtonte ekipin në atë takim nga frika e virusit. Ky veprim ka vulosur fatin e teknikut italian, pasi drejtuesit e klubit do e largojnë atë nga drejtimi i skuadrës.

Sormani ka zhvilluar së fundmi një takim me drejtuesit e Partizanit, që të gjenin gjuhën e përbashkët për një largim nga stoli i skuadrës.

Ndonëse ende nuk është zyrtarizuar asgjë, por Sormanin nuk pritet ta shohim më në stolin e të kuqve.

3 ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, skuadra do të drejtohet nga Renald Kalari, i cili ishte në stolin e Partizanit në derbi.

Tashmë edhe presidenti Gazmend Demi, i cili e kishte mbrojtur shpesh trajnerin italian, duket se do largimin e tij.ka.ta/Fjala.al/