Maliqi: Ju tregoj çfarë më ofroi Rama që ika nga Basha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi zbuloi për herë të parë se cila ishte marrëveshja me me numrin një të qeverisë për të kaluar në 2017 me PS-në pas përplasjes me Lulzim Bashën.

Gjatë një interviste të zhvilluar në Reportv, Maliqi thotë se i kërkoi Edi Ramës dy investime në zonën e tij dhe një post të rëndësishëm.

I kam kërkuar dy interpelanca Edi Ramës nuk mori pjesë. Marrëveshja ime bashkë me qytetarët dhe Ramën ka qenë në disa pika, kur them unë që jam i zhgënjyer total, imagjino ata që futi në burg. Edhe Gjiknurin ka për ta hedhur në rrugë. Kam mundur edhe Erion Braçen në komunën e Otllakut. Marrëveshja me këtë njeri ishte dy investime në zonën time në Laprdha dhe Lumas që nuk i mbajti dhe një post drejtuesi, jo kjo se kjo çelësat e kashtës, zv/ drejtor, zv/ ministër, nuk ke autoritetin e duhur… nuk mund të bësh gjë për elektoratin. Ia kërkova se më takonte, jo këtyre barkalecëve, që e kanë mendjen te krimi dhe korrupsioni dhe nuk kanë as shkollë. Nuk mbajti asnjë fjalë dhe fjala e tij ishte se do të ishte drejtues i pushtetit lokal. As këtë nuk e mbajti. Duke qenë deputet, që mua më çoi Zoti, ofertat e tij ishin të qëndroja deputet të bëja lojërat si shtojca e rilindjes, të më vinte ca poste drejtorish në Berat dhe Tiranë që unë kategorikisht se pranova” 

Maliqi bën me dije se ka marrë oferta nga PD-ja, por madje edhe e kanë propozuar për deputet në zonën e Beratit.

“Unë nuk e kam tradhtuar zotin Basha. Di që më kanë propozuar në Berat për të qenë pjesë nesër e listave të deputetëve. Kontakte me Bashën me Kryemadhin, me zotin Duka dhe Mediu kam kontakte të përditshme, nuk kam vendosur. Kam oferta se mbështes opozitën legjitime”

Lëvizjen për të ndaluar koalicionet parazgjedhore, Maliqi e sheh si një frikë të kryeministrit, teksa përpiqet të anashkalojë përgjigjen nëse PD-ja fiton e vetme përballë PS-së.

Lexo edhe :  Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, Policia e Shtetit bën njoftimin

Edi Rama duke bërë sondazhet e tij përmes pushtetit të kapur i del llogaria që është humbës përballë koalicionit të madh sepse qeveria nuk ka lidhje me socialistët e ndershëm. Unë jam edhe për sistem maxhoritar edhe për lista të hapura, por këto janë aktrime të fundit të Ramës. Listat e hapura u shërbejnë edhe socialistëve edhe demokratëve, por ai e ka mendjen te ndalim i koalicioneve. Duke parë këtë lojë të Ramës, mendoj se këtë marrëzi për prishjen e koalicioneve nuk do ta çojë deri në fund. Cfarë do që të ndodhë, opozita e bashkuar është e fituar. Nëse prish koalicionet, do të lodhin shqiptarët do i zgjasin jetën edhe 45 ditë dhe nëse do të marrë disa mandate më shumë por nuk i kalon 60, por do të durojnë edhe 45 ditë dhe përsëri opozita është drejt fitore“.

Mendimi i tij për rolin e ndërkombëtarëve:

Ata po heshtin deri kur do të shkojë marrëzia e tij, ose do të ndërhyjnë”. Grupi demokrat me kryetar Myslim Murrizin, por edhe Ralf Gjoni e Rudina Hajdari e kanë artikuluar disa herë idenë e krijimit të një partie të re, por për Maliqin janë manovra të Edi Ramës. “Nuk e di nëse do të jetë Ralfi, por që jam i bindur që janë manovra, nuk kam gjë me zotin Murrizi, por janë manovra të Ramës që shikon fundin e tij”. Në fund ai paralajmëroi një vjeshtë të nxehtë politike. “Parashikoj një vjeshtë me protesta masive nga socialistët e zhgënjyer dhe opozitës legjitime”

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV