Pandemia/Qeveria Hoti shpall masat e reja, maska e detyrueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Kosovës ka vendosur një sërë masash të reja me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të infeksionit nga koronavirusi.

Në mbledhjen e mbajtur sot, ekzekutivi Kosovar vendosi që mbajtja e maskave të jetë e detyrueshme për të gjithë qytetarët e vendit, ndërsa të moshuarit do të kenë orar të caktuar se kur mund të lëvizin.

Në mbledhje u vendos po ashtu që qytetarët nga Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi, që do hyjnë në kufij, duhet të paraqesin një test negativ për koronavirusin i cili të jetë jo më të vjetër se 72 orë.

Përjashtohen nga ky vendim, të gjithë qytetarët e këtyre vendeve, që do të jenë transit në Kosovë

U caktua gjithashtu dhe orari i kufizimit të lëvizjes për qytetarët në Komunat e Mitrovicës së Jugut, Gjilanit, Fushë Kosovës dhe Shtërpcës nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Në vazhdim të masave tjera të luftimit dhe parandalimit të COVID-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarin e çerdheve publike dhe private; aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive në ambiente të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi i miratuar nga Qeveria e Kosovës pezullon gjithashtu edhe ceremonitë fetare; si dhe ndalon grumbullimin e më shumë se 5 personave në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme.

Në Kosovë, që prej 13 marsit, e deri më tani janë regjistruar 4,930 raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Bilanci i vdekjeve nga kjo sëmundje, ka shkuar në 102. Më herët, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, njoftoi se në luftën kundër pandemisë do të angazhohet një numër më i madh mjekësh dhe inspektorësh sanitarë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV