As nuk mund ta imagjinonim, ja puna e parë që ka bërë mjeku Pëllumb Pipero

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ndryshe nga herët e tjera, ka rrëfyer një profil tjetër, atë të jetës së tij personale, karrierës, familjes.

Pëllumb Pipero ka lindur në Skrapar më pas është transferuar në Vorë ku ka nisur të punojë që në moshë të vogël për të ndihmuar familjen dhe pas përfundimit të shkollës 8-vjeçare nisi punë në fabrikën e tullave. Për disa vite rresht Pipero ka qënë punëtor i rregullt i turnit të tretë.  Pas një viti stazhi pune, nisi studimet e larta për mjekësi në Tiranë, me shumë vështirësi, por me një bursë që ndihmoi të gjithë familjen asokohe.

Në vitin e tretë të studimeve të larta, Pipero humbi të ëmën kur ajo ishte vetëm 40 vjeç. Vëllai më i vogël ishte 5-6 vjeç. Babai nuk u martua më dhe të gjithë bashkë iu përkushtuan njëri-tjetrit.

Pipero përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, është i martuar prej vitesh me bashkëshorten, Mimoza dhe janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Genarda dhe djalit Marios.

“Nëna na la shumë herët. Ka vdekur 40 vjeç, vëllai i vogël ishte 5-6 vjeç, babai nuk u martua më. Atë bursën që merrja e ndaja me të gjithë. Isha në vit të tretë në fakultet. Natën punoja në fabrikën e tullave në Vorë, ndërsa ditën ndiqja shkollën… Pasi mbarova studimet e larta me mesatare shumë të mirë, afro 9.9, u propozua që të më mbanin aty, por nuk funksionoi. Edhe asokohe duhej një referim…”, – kujton Pipero në emisionin “Rudina”

Fill pas kësaj kohe, e kërkon mjek Spitali Ushtarak, në të cilin pak kohë më vonë do të njihte edhe njeriun e jetës së tij. Moza, sot bashkëshortja e mjekut, vazhdonte shkollën e mesme për infermieri, por në pushimet verore punonte në Spitalin Ushtarak: “Ishte shumë simpatike dhe shumë e shkathët…” – tregon Pipero pak i sikletosur.

Lexo edhe :  Qarku i Lezhës drejt përfundimit, PS apo PD do të marrë mandatin e katërt?

Nuk e dinte që vetëm pak kohë më pas, do të largohej që aty për t’u transferuar në mjekun e një reparti ushtarak. Por tashmë me një peng: “Më çuan doktor në një repart ushtarak, por ishte një periudhë e keqe. Kalova në depresion. Halle të mëdha në familje, halle në jetën personale…”

Por do të kalonte kjo fazë e mjeku e gjeti veten sërish në Tiranë, ku do të krijonte familje. Sot, baba i dy fëmijëve të mrekullueshëm dhe gjysh me nip e mbesë, Pipero ndihet i plotësuar: “Kam një familje të mrekullueshme. Ju më pyetët sa vite kam i martuar, por mua më duket sikur kam lindur me Mozën”, – thotë me të qeshur duke vijuar të flasë me adhurim për vajzën dhe djalin, të cilët, ashtu si ati, kanë vijuar e kanë shkëlqyer në rrugën e tyre.

Megjithatë, familja e Piperos ka marrë një vendim gjatë kësaj periudhe pandemie: “Familja ime ka marrë një vendim, të mos jetë pjesë e medias. Ata e kanë quajtur sfidën time”, – thotë mjeku, por thekson se ky është vendim i përkohshëm, sepse në një moment të dytë, edhe ata mund të jenë pjesë e medias…

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Ekstradohet nga Greqia Altin Merdari! 46-vjeçari i dënuar për shitje droge

Është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri, shtetasi Altin Merdani, 46 vjeç, pasi Gjykata e Gjirokastrës, në vitin 2017, e...

‘Gropat’ dhe ‘kodrat’ elektorale në secilin qark

Eduard Zaloshnja  Më 2021, para se të krijonin “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”, PD+PDIU+PAA+ etj. dhe LSI morën gjithsej 730 mijë vota. Por sivjet, ato morën...

Blerja e votave për Tom Doshin e çoi SPAK, reagon Shkreli: Jam i gatshëm të bashkëpunoj!

Kristian Shkreli, kryebashkiaku i zgjedhur nga Partia Socialiste në krye të bashkisë së Vaut të Dejës, ka reaguar pas lajmeve se SPAK i ka...

Sulmet ndaj emigrantëve/ Rama: U është kthyer mallkimi, sot ata janë jashtë parlamentit

Lidhur me sulmet që zyrtarë britanikë i kanë bërë komunitetit shqiptar në Britani, kryeministri Edi Rama është shprehur se i ka zënë mallkimi i...

Aksident i rëndë në Sarandë, ndërron jetë polici, plagosen 2 persona të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në rrugor Borsh–Fterrë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë një punonjës policie...

Lajme të tjera

Web TV