Në kërkim të varrit të Kleopatrës, ja çfarë zbuluan arkeologët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arkeologët janë një hap më afër gjetjes së varrit të humbur të Kleopatrës pas zbulimit të dy trupave të mumifikuar që besohet të kenë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me mbretëreshën e fundit të Egjiptit.

Besohet se këto dy mumje të kenë qenë në rangun e lartë të shoqërisë dhe mund të kenë ndihmuar vete Kleopatrën përgjatë sundimit të saj. U zbulua se kanë qenë një femër dhe një mashkull dhe ky varr ka qenë i mbyllur për 2000 vjet.

“Megjithëse tani është e mbuluar me pluhur nga 2,000 vjet nën tokë, në kohën kur këto mumje do të ishin spektakolare”, tha Dr Glenn Godenho, nga Universiteti i Liverpool, i cili do të prezantoi dhe një dokumentar ku tregohet kjo histori.

Për shkak të dëmtimit nga uji, mumjet janë në gjendje të dobët, por provat tregojnë se ato dikur ishin të mbuluara plotësisht me fletë ari.

Ky luks ishte zakonisht i rezervuar për anëtarët e rëndësishëm të shoqërisë.

“Për t’u mbuluar në fletë ari tregon se … ata kanë qenë… anëtarë të rëndësishëm të shoqërisë,” tha Dr Godenho.

Kleopatra, mbretëresha e fundit e Egjiptit, është një nga sundimtaret më të famshëm të historisë, por vendbanimi i saj i fundit mbetet një mister i pazgjidhur.

Disa ekspertë besojnë se joshësja e bukur u varros në Aleksandri, ku ajo lindi dhe sundoi për shumicën e jetës së saj.

Të tjerë sugjerojnë që ajo është duke pushuar në zonën antike të Taposiris Magna. Gërmimet në Taposiris u drejtuan nga Dr Kathleen Martínez, i cili ka punuar në këtë vend për 14 vjet.

Ajo tha se ishte më e bindur se kurrë që Kleopatra u varros në tempull pas kësaj gjetjeje të re. Kërkimi për varrin e Kleopatrës vazhdon. Mendohet se më pak se pesë përqind e Taposiris është gërmuar deri më tani. /St.Su/Fjala.al

Lexo edhe :  SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, miratohet paketa e shkurtimeve financiare

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV