Plagoset drejtori i Ujësjellësit në Shkodër dhe djali i tij, arrestohet autori (EMRI)

Drejtori i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djali i tij janë plagosur me armë zjarri pistoletë pas një konflikti të çastit pasditen e kësaj të marte.

Të plagosur janë shtetasit Mark Molla, me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij Kristjan Molla.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër, para banesës së autorit, shtetasit Mhill Pllumaj 43-vjeç.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 43 vjeçari është arrestuar menjëherë pas ngjarjes nga policia e Shkodrës dhe i është sekuestruar dhe arma me të cilën plagosi babë e bir.

Konflikti dyshohet të ketë nis për motive të dobëta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/En.Br./Fjala.al