Pritej nisja e kampionatit, NBA zbulon dy lojtarë me Covid-19 në Orlando

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NBA ka bërë me dije se ka zbuluar dy raste pozitive me koronavirus mes lojtarëve që kanë hyrë në Orlando . Të dy lojtarët kanë lënë kompleksin sportiv Disney World Resort për t’u karantinuar. Deri më tani, identitetet e të infektuarve nuk janë bërë publike.

Lojtarët që rezultuan pozitiv nuk dolën nga izolimi i detyruar nga NBA prej 48-orësh  pas arritjes në Orlando , kështu që ligat shpresojnë se këto raste nuk janë fillimi i ndonjë shpërthimi raportojnë mediat ndërkombëtare.

Kampionati bëri një total prej 322 testesh të koronavirusit për të gjithë anëtarët e skuadrave pas mbërritjes në kompleksin Disney World Resort. Në këtë raund të parë të testeve, u zbuluan dy raste pozitive.

Në total, që nga fillimi i procesit të rikthimit në NBA 19 lojtarë kanë rezultuar pozitiv për Covid-19. Këta persona duhet të rezultojnë negativ në dy teste për të qenë në gjendje të ribashkohen në disiplinat e ekipeve të tyre për të marrë pjesë në kampionat.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Lajme të tjera

Web TV