test

Skënder Brataj replikon me mjekun e njohur: Kam thënë se tamponët janë të rëndësishëm, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Urgjencës Skënder Brataj me anë të një postimi në rrjetin social ka replikuar me mjekun e njohur Erion Dasho.

Dasho më herët është shprehur se në Shqipëri nuk ka një strategji të mirëfilltë për të përballuar situatën nga Covid-19.

Ndërkohë Brataj në postimin e tij shprehet se edhe më herët ka deklaruar dhe e thekson se bërja e tamponit është gjë e mirë, duke shtuar se masivititeti i tyre sidoqoftë nuk do të jepte efikasitet.

Tamponi sipas Brataj duhet bërë në momentin që një person ka simpatoma të ngjashme me atë të koronavirusit edhe se në Shqipëri po punohet sipas rekomandimeve më të mira ndërkombëtare.

Postimi i Skënder Bratajt:

I nderuar Dr. Erion Dasho

Shtrembërimi i komunikimit nuk i vlen askujt, sidomos kur flasim ne mjekët është akoma më keq, sidomos kur bëhet në këtë situatë kritike krijohet akoma më shumë konfuzion. Kur ju kam njohur në vitin 2014 ju ishit drejtor i telemjeksisë dhe me thënë të drejtën nuk e dija që ishit mjek. Pastaj mësova që ishit mjek, por prap nuk e dija që ishit epidemiolog, tani në periudhën kovidiane e zbulova! Meqenëse keni filluar punë në televezione këto gjashtë muajt e fundit si kritik COVIDIAN, nuk e di si e bëni specialistin e epidemiologjis ë në Gjermani, kjo është puna juaj, por ndofta meqenëse në Gjermani shkojnë punët mirë besoj ju kanë dërguar të mbikëqyrni Shqipërinë dhe mirë kanë bërë! Ajo që kam vënë re se objektivi juaj është komiteti i ekspertëve, të cilët janë kolegët tuaj! Deri tani nuk keni qenë asnjëherë dakort me asnjë vendim të tij ose punën e kryer, për ju asnjë ekspert i këtij komiteti nuk meriton. Ju e keni filluar me mjeket dhe mjek të ekspertë të komitetit një betejë pa pikë referimi dhe tani mbërritët tek unë, duke marrë fraza që të interesojnë nga intervistat dhe duke bërë interpretimin që dëshiron, duke anashkaluar problemet e tjera, ato më të rëndësishmet. Ju jeni 24 orë në pritje të intervistave të çdo anëtari të komitetit (disa prej tyre kanë qenë profesorët tuaj), por tani si duket ju keni vërtetuar shprehjen popullore se “nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi”, ishallah qoftë e vërtetë! Ju çdo ditë jeni aty në pritje të një copëze komunikimi që mund të interpretohet në dy mënyra, asaj që thuhet realisht dhe asaj tuajës( kuptohet që është e vetmja e saktë)! Ose ndoshta lexoni vetëm titullin e lajmit pa hyrë në brendësi, normal mund të ndodh! Në daljen time nuk kam hequr asnjëherë dobishmërinë e tamponit, kam konfirmuar dhe konfirmoj që ka një për qindje shumë të madhe fals negative tamponi, sidomos te asimptomatikët. Kam thënë që ideale për bërjen e tamponit është kur ke shenja dhe simptoma, jo të mos bëhet tamponi ose tamponi është i pa dobishëm!

Lexo edhe :  Deklaroi divorcin me Monikën/ Meta i futet leximit: Libri me figura për legjendën

Në këtë periudhë njerëzit kërkojnë tamponin kur kanë shenja dhe simptoma, por nj ë pjes ë e madhe e kërkojnë për të hequr merakun se kanë qenë ose kanë dëgjuar që një i njohuri i tyre ka dal pozitiv. Nuk e vendos 127 kujt i bëhet tamponi, nuk vjen 127 të bëjë tamponin, ajo bën skedën e pacientëve që kanë shenja dhe simptoma dhe që mendohet se duhet tju bëhet tamponi, ashtu siç bën mjeku i familjes ose mjeku i urgjencës. Të tre ja referojnë epidemiologëve të cilët vendosin kujt do tja bëjnë tamponin.

Kritika është konstruktive kur kërkohet të përmirësohet puna, kur kërkohet të shpëtohen sa më shumë njerëz, kur kërkohet të informohen njerëzit sa më shumë, sa më qartë me këshilla.

Besoj se në këtë koment me titull me gërma të mëdha vetëm keni krijuar më shumë konfusion te qytetarët.

Në fakt e keni bërë disa herë q ë nga fillimi i epidemisë në Shqipëri kur keni thënë se, nuk ka strategji, nuk ka protokolle, nuk ka trajnim!

I nderuar doktor të paktën dy nga këto tre akuza që ngrini ju, mendoj se duhet t’ja kërkoni vetes tuaj!

Më rezulton se ju për llogari të OBSH në muajt e parë të këtij viti, e cila ju ka paguar(besoj shumë mirë) keni bërë trajnimin e mjekëve të familjes online në bazë të protokolleve!!! Ndërkohë dilni e thoni që nuk janë trajnuar mjekët dhe nuk kanë protokolle.

Doktor kthjellohuni!!

Tani për tju sqaruar edhe njëherë ju këshilloj të shikoni linkun e mëposhtëm që përputhet me çfarë doja të përcillja në intervistën time. Mbas linkut është e shpjeguar gjendja e Shqipërisë!

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

VOA: Vendimi i Apelit për Belerin hap rrugën për zgjedhje të reja në Himarë

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me dy vite burgim për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur...

Ish-zëdhënësi i Belerit tregon mesazhet: Djali i Arqille Bollanos më kërcënon

Ish-zëdhënësi i Fredi Belerit, Skerdian Dhuli, pretendon se është kërcënuar nga djali i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Arqille Bollano. Në studion e “Top Story”,...

Pse Kate Middleton nuk e shoqëroi William dhe fëmijët te Taylor Swift

Princi William u argëtua të premten në stacionin e parë të turneut Eras në Londër. Trashëgimtari i fronit britanik u shoqërua në koncertin e...

Sezoni i Gaforreve, me cilat shenja shkojnë më shumë më të ndjeshmit e Horoskopit

Gaforrja është një shenjë uji e sunduar nga Hëna. Njihet si një nga shenjat më të ndjeshme dhe më të orientuara drejt familjes. Humori i...

Takimi me Vuçiç, reagon Kurti: Shkelën marrëveshjet, situata eskaloi për faj të Beogradit

Pas dhjetë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takohen në Bruksel në ndërmjetësim të shefit të diplomacisë evropiane...

Lajme të tjera

Web TV