Tiranë/ 36-vjeçari bie nga kati i katërt i një pallati

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi E.L., 36 vjeç ka rënë aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, në rrugën “Loni Ligori”.

36-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/En.Br./Fjala.al