BE: Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të enjten pasdite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian ka njoftuar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të enjten në ora 16:00.

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës. Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të lehtësohet nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Për shkak të kufizimeve që lidhen me pandeminë e koronavirusit, hyrja për media në ndërtesën e Shërbimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) nuk do të jetë e mundur.

Do të jetë ky takimi i parë me praninë fizike të pjesëmarrësve në dialog, pasi të dielën që shkoj ata patën një konferencë virtuale.

Në BE tashmë konsiderojnë se dialogu ka rifilluar. Zyrtarët evropianë thonë se palët kanë rënë dakord për agjendën e dialogut, por nuk japin hollësi se cilat tema pritet të jenë në rend dite.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë më 12 korrik se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhën çështjet me Serbinë.

“Ne në këtë proces hyjmë për vetëm një qëllim e që është njohja reciproke dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, tha Hoti.

Kosova dhe Serbia po përpiqen të arrijnë një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve, e cila, siç ka thënë ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak gjatë një vizite në Prishtinë, duhet të jetë e qëndrueshme, e pranueshme për rajonin dhe BE-në, por që do të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së u ndërpre në nëntor 2018, pasi Qeveria e Ramush Haradinaj vendosi taksën prej 100 për qind për mallra të importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Taksa u shfuqizua më pas, dhe qeveria e Avdullah Hotit hoqi masat e reciprocitetit të paraqitura nga ish-qeveria e Albin Kurtit, me qëllim të vazhdimit të dialogut./REL

Të fundit

Gjirokastër/ Aksion në tregun rom, tregtarët: Jemi në buzë të malit nuk pengojmë asnjë

Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ditën e sotme një aksion në tregun rom të qytetit. Mësohet se fadromat kanë...

Toka e klubit Partizani çon ish-presidentin në gjykatë/ Malltezi do e padisë për shpifje

Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Off the Record” për rastin “Partizani”, ka reaguar sot Jamarbër Malltezi, i cili thotë...

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në bashkitë Korçë e Kolonjë

Pas thirrjes së kryeministrit Rama, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje të vendit. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të 7 administratorët e...

GJKKO liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës

Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO). Togat e zeza të GJKKO-së kanë ndryshuar masën...

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje...

Lajme të tjera

Web TV