Bëhuni gati! Spotify vjen dhe në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spotify është një shërbim transmetimi muzikor dhe shërbimesh të tjera mediatike. I themeluar në Suedi në vitin 2006.

Platforma është një shërbim fremiun, që do të thotë se ofrohet falas, por edhe shërbime që ofrohen me pagesë.

Shërbimi falas ofron muzikë dhe shërbime të tjera të kufizuara si edhe përmban reklama dhe video muzikore automatike.

Shërbimet dhe produktet që ofrohen me pagesë janë dëgjimi i muzikës dhe artistëve të ndryshëm pa reklama.

Prej vitit 2008, Spotify siguron mbi 50 milionë këngë. Platforma ka rreth 170 milionë përdorues në përgjithësi.

Spotify njoftoi se prej ditës së sotme, shërbimi do të jetë i aksesueshëm në Rusi dhe disa vende të tjera, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut krahas Bjellorusisë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kroacinë, Kazakistanin, Moldavinë, Serbinë, Slloveninë dhe Ukrainën./Sa.Ka/Fjala.al/

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV