Horoskopi i deritanishëm ka qenë “mashtrim”, zbulohet shenja e 13-të e zodiakut

Deri tani njohim vetëm 12 shenja horoskopi, por agjensia hapësinore NASA, pretendon se ka zbuluar shenjën e 13-të.

Sipas saj, babilonasit identifikuan 13 yjësi në zodiak, por e hodhën poshtë shenjën e yllit Ophiuchus pasi nuk përshtatej me rotacionin e tokës.

Shenja e misterioze, Ophiuchus, mund të jetë horoskopi i atyre që kanë lindur midis 29 nëntorit dhe 17 dhjetorit.

Nëse do të përdorej si një shenjë zyrtare e yjeve sot, ajo do të zhvendoste horoskopet për pjesën tjetër të vitit.

Kjo do të thotë se horoskopi që keni ndjekur deri më tani mund të jetë me të vërtetë i gabuar.

/En.Br./Fjala.al