Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “TRACKING”. Ata akuzohen për dhënie ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Pas hekurave ka përfunduar shtetasi J. K., 21 vjeç, banues në Has, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi E. K., 21 vjeç, i cili dyshohet se është i implikuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
“Shtetasi J. K., në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, ka marrë me mjetin e tij privat, 9 shtetas emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
/En.Br./Fjala.al