Konfirmohen 119 të infektuar në 24 orët e fundit Kosovë, drejtori i IKSHPK: Situata po normalizohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), në një dalje për median bën me dije rezultatet e reja të testimeve për COVID-19.

Nga 420 mostra të marra nga QKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve në teren, pozitiv kanë rezultuar 119 persona.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani tha se situata epidemiologjike ka filluar të normalizohet.

“Pas ditëve të fundit që kemi pasur një situatë epidemiologjike me rritje të numrit të rasteve me COVID-19, prej dje situata ka filluar të normalizohet dhe të jetë me qetë”, ka thënë Ramadani.

Numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 5,237 nga 29,060 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, me gjithsejtë 112 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Ramadani ka theksuar se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 92 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 2,462. Numri i rasteve aktive është 2,663.

Rastet pozitive janë nga:
Komuna e Prishtinës 63 raste
Komuna e Gjakovës 12 raste,
Komuna e Drenasit 6 raste
Komuna e Fushë Kosovës 5 raste
Komuna e Pejës 5 raste

Komuna e Podujevës 5 raste
Komuna e Skenderajt 3 raste
Komuna e Ferizajt 2 raste
Komuna e Deçanit 2 raste
Komuna e Gjilanit 2 raste
Komuna e Istogut 2 raste
Komuna e Kaçanikut 2 raste
Komuna e Lipjanit 2 raste
Komuna e Vushtrrisë 2 raste

Komuna e Obiliqit 2 raste, dhe dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë e Rahovec.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se kanë vendosur që ta ndryshojnë mënyrën dhe kohën e raportimit për rezultatet e testimeve.

“Ne e konsiderojmë më të drejtë që këto rezultate qytetarëve t’ua vëmë në dispozicion çdo ditë në orën 15:00. Kështu u jepet kohë e mundësi profesionistëve tanë shëndetësorë që të punojnë me pak presion”

Lexo edhe :  Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

U ofronte punë të pastrehëve e më pas i vriste, arrestohet 37-vjeçari

Drejtësia argjentinase ka nisur një hetim penal ndaj një burri të dyshuar për vrasjen dhe copëtimin e të paktën...

“Shpërthimi” i Shqipërisë online/ Vendi ynë kampion i kërkimeve për udhëtime në rajon

Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm në perceptimin global si destinacion turistik. Nga një vend pak i njohur...

Surprizon Liverpool! Ofron 40 mln euro për ‘dështimin’ e Juventusit

Verën e kaluar Douglas Luiz u transferua për 51 milionë euro nga Aston Villa te Juventus, por rezultoi një dështim i vërtetë. Braziliani do...

Rreth 296 mijë individë të abonuar/ Sa paguajnë shqiptarët për të pasur internet?

Kur vjen çështja tek interneti, shumë shqiptarë zgjedhin të abonohen në kompani të cilat ofrojnë si shërbimin e internetit, ashtu edhe atë të televizorit...

AMA bashkëpunim me platformën X për përmbajtjet në gjuhën shqipe

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar për një bashkëpunim të ri me një nga platformat më të mëdha online, platformën X. Kryetarja e AMA-s, Armela...

Lajme të tjera

Web TV