Laura Brahimi: Piktura ime s’ka logjikë, por ndjenjë dhe emocion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“E kam të vështirë të përshkruaj ndjenjën përballë telajos, mirëpo mund të them që para saj ndiej momentin e duhur dhe nevojën e duhur”

Nga Leonard Veizi

Kur merr telajon e bardhë dhe e vendos rrëmbimthi mbi këmbalec, bojërat e shkartisura aty-këtu, gjithfarë ngjyrash aspak të njëtrajtshme dhe një penel ende të pashkriftuar, ajo është e gatshme të kryejë “sakrificën” e radhës. Aty përballë saj diçka e re do të marrë jetë, dhe mund të vdesë po aty, nëse peneli dhe bojërat e patrajtshme nuk do të mund të kenë kiminë e dëshiruar. Një ndjesi marramendëse e mundon teksa vazhdimisht çliron diçka nga e gjithë ngarkesa që nuk arrin ta mbajë më brenda vetes. Pikërisht në ato çaste munduese e me një gëzim që fshihet herë pas here në skutat më të errëta të ndërgjegjes, ajo nuk arrin të mendojë matematikisht apo me një probabilitet të shtirë, se çfarë do të mund të dalë nga e gjithë kjo; një hyjni përtej imagjinatës a një djall i pakonceptueshëm, sidoqoftë. Sepse në të dyja rastet dhe në një të tretë gjithashtu, ajo nuk ka për ta përmbajtur dot veten, që një figurë të padekriptuar e plot mister ta shkodojë e ta kthejë në një realitet të trishtë mediokrish. Sepse e, mbi të gjitha, ajo nuk është një arkitekte e kalkuluar dhe as dizenjatore reklamash mediatike a sloganesh patetike, por një piktore e lirë, e frymëzuar pikërisht nga liria e saj e pakufizuar…

…Laura Brahimi është lindur në Ferizaj. Ka marrë pjesë në gjithfarë ekspozitash vetjake dhe kolektive, nja 25 të tilla, së paku. Në biografinë artistike të saj shkruhet se ka mbaruar Fakultetin e Arteve, “Pikturë Bachelor” dhe “Pikturë Master”, ku është diplomuar me temën “Psikanaliza dhe arti”. Gjithsesi, ajo ka dhe një diplomë tjetër për “Biznes Ndërkombëtar”. Por kjo për momentin nuk na intereson fare. Sepse po flasim për art e ndjenja të holla, dhe jo për blerje aksionesh ndërkombëtare në bursën e Nju-Jorkut. E pyetur në këtë këndvështrim, Laura Brahimi tregohet e gatshme, që me lexuesin e gazetës “Fjala” të ndajë mediatikisht raportin e saj me atë gjë shumë të rëndësishme që bën prej vitesh, pikturën.

Ju dhe piktura, si ndiheni para telajos?

Shumica e njerëzve me pikturën nënkuptojnë, ngjyrën, brushën dhe kohën e lirë. Arti komercial duhet të dallohet nga arti i vërtetë. E kam të vështirë të përshkruaj ndjenjën përballë telajos, mirëpo mund të them që para saj ndiej momentin e duhur dhe nevojën e duhur.

Lexo edhe :  Punime restauruese në shtëpinë 300-vjeçare të Pashko Vasës

Në çfarë rryme përfaqësoheni?

E kisha të vështirë të kuptoja se çfarë bëja dhe çfarë do të doja të bëja. Mirëpo, duke u nisur nga përvojat e mia emocionale, nga përjetimet e mia, kam kuptuar që arti është hiç më pak se një metaforë, se një sublimim i instinkteve tona dhe është plotësisht i pavetëdijshëm… Një kërkim për një botë tjetër.

Me një ndjenjë melankolie, një dëshpërim në një pamje të bukur, pra pikturat e mia janë psikologjia ime, një rrymë moderne…

Cila është preferenca juaj, të realizoni objekte konkrete apo të punoni me imagjinatë?

Arti është një përpjekje për t’u integruar drejt njerëzve në përgjithësi, një revoltë në kërkim të dijes dhe të panjohurës, mirëpo duke ofruar një pamje sipas imagjinatës sime.

Gjërat konkrete mbeten te shikuesit që ngacmohen përballë artit tim.

Shqiptarët këtej dhe andej kufirit kanë shkolla të ndryshme pikture. Mund të bëni një vlerësim të tyre?

Për ne shqiptarët, në përgjithësi, njoh artistë të mirëfilltë dhe pa dashje, edhe art jo të mirëfilltë, d.m.th. “art kich”… Po ndalem te vlera e mirëfilltë.

Mendoj që në art nuk duhet akademi për të qenë vërtet artist, sot jemi në një kohë pa kohë, sepse nuk dallohet vlera nga antivlera, ndoshta kjo më brengos tek artistët me akademi profesionalisht të shkolluar. E kuptoj personalitetin e veçantë që s’kanë kohë të merren me antivlerë, por duhet një seleksionim që publiku të shijojë artin e mirëfilltë.

A ka pasur ekspozita të përbashkëta mes piktorëve të Tiranës dhe Prishtinës?

Ekspozita kolektive mes piktorëve të Shqipërisë dhe Kosovës ka mjaft, por uroj të bëhen më shumë projekte për t’u realizuar një lëvizje e tillë. Shkaku që ka shumë pakënaqësi të tjera,  mund të jetë pengesë për bashkëpunimin mes tyre.

Ju keni hapur një seri ekspozitash vetjake, në fakt, a jetohet vetëm me pikturë apo mbetet një profesion i dytë?

Mendoj që arti për mua s’mund të jetë profesion, mbase mendoj që është më shumë nevojë sesa një profesion që mund të jetoj prej tij.

Arti për mua s’ka logjikë, ka ndjenjë dhe emocion që anën intelektuale e ndihmon për t’u dhënë zgjidhje kërkimeve drejt një jete më ndryshe.

 

Të fundit

Rama publikon video me bufa, ironizon Berishën: Ja edhe tuneli i fitoreve imagjinare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me disa bufa të vegjël, duke ironizuar kreun demokrat Sali Berisha, ndërsa...

Fluks në dalje në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës

Pika e kalimit kufitar e Qafë Thanës ka pasur fluks këtë të premte. E gjithë kjo sipas autoriteteve të stacionit të kësaj pike kufitare...

ALARMI/ Peshk me parazit nga Kroacia dhe fileto me salmonelë nga Brazili

  Mbi 985 kilogram açuge e kriposur dhe me prezencë të parazitit L3 Anisakis është futur në Shqipëri nga Kroacia dhe Italia. Kjo është ajo që...

Tragjedia në Kosovë, këto janë dy studentet që humbën jetën në aksident

Dy vajza humbën jetën pas lëndimeve të marra në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 10:00 në aksin rrugor Domoroc-Hodonoc, në komunën...

Dash Sula ‘zhduket’ nga lista e ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, Endri Shabani e konfirmon

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se deputeti i PD-së, Dashnor Sula, nuk do të jetë...

Lajme të tjera

Web TV