Maskat e detyrueshme/Reagon ish-ministri: Akt ‘gjysmak’, sigurimi i tyre detyrë e shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një reagim ka ardhur nga ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu lidhur me vendimin për mbajtjen e detyruar të maskave.

Përmes një mesazh në ‘Facebook’ ish-deputeti i PD-së, Shehu ka komentuar aktin normativ të qeverisë, që vendos mbajtjen e maskave të detyrueshme në ambientet publike. Sipas demokratit, vendimi është me hile.

Ndër të tjera Shehu ështe shprehur se është detyrë e qeverisë të pajisë me maska qytetarët duke u dhënë nga një maskë falas në ditë ose duke kontrolluar çmimin e maskave.

REAGIMI I SHEHUT
Akti Normativ i Qeverise per maskat, u “mbars me vonese mali e polli nje mi”!!
Me vonese mbi dy mujore Qeveria nxjerr aktin normativ per vendosjen e maskave.
Shprehja “Me mire vone se kurre” ketu eshte jashte kontekstit se pasojat e vonesave jane katastrofale.

Dikush duhet te pergjigjet per kete e pasojat e saj!

Ne e kemi dhene alarmin e kerkuar kete, shume kohe me pare.
Por dhe tashti Vendimi eshte nje “hile” meskine per te hedhur cdo gje mbi qytetaret.
Sepse sigurimi i maskave te pershtateshme eshte detyre e shtetit si kudo ne Europe, qe duhet te shperndaje nga nje cope ne dite gratis per qytetaret ose me cmim te kontrolluar per te tjeret (ne Itali 0,5 E, ne Spanje 0,2 per ato kirurgjikalet).

Se dyti ky vendim eshte i manget ne shume pika, psh maskat duhet te perdoren detyrimisht edhe ne ambjente te hapura me koncentrime te popullesise ose kur distanca midis individeve eshte nen 2 m.
Se treti nuk percakton tipin e maskave qe duhen perdorur, por cdo gje lihet evazive e konfuzive mbas termit “jo medikale”, etj

Pra me kete Akt gjysmak qe del mbas nje “gjumi” te gjate qeverises e shkaterrues per njerrezit, ndersa shteti nuk merr persiper asnje detyrim, ka vetem dicka te qarte, penalizimi i qytetareve me gjobe te rende kur nuk kane maskat… por ku do t’i gjejne ato dhe me cfare mjete finaciare do t’i sigurojne….?  /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV