Në prag të takimit kokë më kokë Hoti-Vuçiç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 20 muajsh ndërprerje, të enjten (16.07) në Bruksel rifillon dialogu i drejtpërdrejt Kosovë-Serbi.

Pala serbe dialogun me Kosovën e cilëson të vështirë, ndërsa pala kosovare thotë se hyjnë në këtë proces me qëllimin për një marrëveshje finale, që është njohja reciproke.

Pas dy bisedave/takimeve virtuale, Samitit të Parisit dhe një video-konferencë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përfaqësuesit politik të Kosovës dhe Serbisë, takohen të enjten (16.07) në Bruksel për të rifilluar kështu dialogun  me synimin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi. Pas më shumë se 20 muaj të ndërprerjes së dialogut, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç takohen kokë më kokë në Bruksel në prani të ndërmjetësuesit të BE-së në dialog Mirosllav Lajçak. Në takimin e fundit virtual, palët janë dakorduar për agjendën e takimit të së enjtes, siç thanë “me elementet kryesore të dialogut Kosovë-Serbi”.

“Jam i lumtur të them se pas Samitit të Parisit dhe takimit të midis Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve është kthyer në rrugë të drejtë pas 20 muajsh. Si rezultat i takimit të sotëm, ne u pajtuam për elementet kryesore të procesit dhe agjendës së takimit tonë të radhës që do të mbahet të enjten në Bruksel. Falenderoj partnerët për angazhimin konstruktiv”, deklaroi Lajçak pas takimit të fundit virtual.

Para se të niset për në Bruksel, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, takoi përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që angazhohen për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo  çështje dhe tema të tjera  do të jenë pjesë e diskutimeve në Bruksel. Kryeministri Kosovar Avdullah Hoti, pas  bisedave të fundit me palën serbe, tha se “Në këtë proces Kosova hyn për vetëm një qëllim e që është njohja reciproke dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve”.

“Jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë të dialogut për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe për të kërkuar plotësisht normalizim të marrëdhënieve, që vjen vetëm pas njohjes reciproke në mes të dy vendeve. Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke, adresimin e çështjes së të pagjeturve, dëmet e luftës, kthimin e dokumenteve kadastrale, rregullimi i marrëdhënieve ekonomike në mes të të dy vendeve dhe lidhjet infrastrukturore”, u shpreh Hoti.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, dialogun me palën kosovare e ka cilësuar të vështirë, ndonëse nuk është deklaruar shumë pas takimi të fundit virtual, pos që tha se “të dyja palët ranë dakord për temat e takimit që do të mbahet të enjten në Bruksel”.

Lexo edhe :  Me fushatën zgjedhore nisin edhe pritjet e qytetarëve për ndryshime

“Dialogu nën kujdesin e BE-së vazhdon pas njëzet muajsh. Për temat për takimin në Bruksel të enjten gjithashtu jemi pajtuar”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se “arritja e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi është thelbësore për qytetarët e të dyja vendeve dhe ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese”.

Rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi e ka përshëndetur edhe i ngarkuari amerikan për dialogun Richard Grenell, ndërsa thotë se SHBA-së do të shtyjnë përpara agjendën për një zhvillim ekonomik Kosovë-Serbi. Një takim Kosovë-Serbi, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, pa konsultim paraprak me BE-në, e kishte planifikuar Richard Grenell por ai dështoi për shkak të publikimit të një aktakuze për krime lufte të pakonfirmuar nga Prokuroria Speciale kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tash po vazhdon të intervistohet nga Hagë në prokurorët.

Nga ana tjetër, i ngarkuari special për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se ai është i hapur për një koordinim më të afërt me Shtetet e Bashkuara në procesin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit, meqë siç thotë, ”muajve të fundit ky koordinim nuk ka qenë në nivelin e duhur”.

“Për fat të keq është një sekret i hapur që motori i përbashkët Bashkim Evropian dhe Shtetet të Bashkuara nuk ka funksionuar aq rrjedhshëm muajt e fundit si vitet e kaluara. Kjo nuk vlen për të gjitha nivelet, por do të ishte gënjeshtër të mohohej kjo situatë, e cila ka çuar në konfuzion dhe na ka bërë të dy palët më të dobët. Shpresoj që tash mund të afrohemi sërish e të bashkëkoordinohemi me Shtetet e Bashkuara. Mezi pres një bashkëkoordinim më të afërt me SHBA-së, për të arritur ambiciet tona të përbashkëta”, tha Mirosllav Lajçak, gjatë një video konference me temën “E ardhmja e bashkërendimit transatlantik në bisedimet Kosovë – Serbi”, e cila u zhvillua dy ditë pas rifillimit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u ndërpre në nëntorin e vitit 2018 kur qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi tarifën 100% ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë, Beogradi e pati kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës  që tashmë është hequr. Kjo masë nuk u mbështet as nga faktori ndërkombëtar./DW

ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Amnistia për krime jo të dhunshme, Biden fal 2500 të dënuar për drogë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka falur gati 2500 persona të dënuar për vepra jo të dhunshme të lidhura...

J.Lo në një romancë të re me aktorin e famshëm? Ja dyshimi që ndezi thashethemet

Jennifer Lopez dhe Kevin Costner kanë kaluar kohë së bashku pas pushimeve të ndara në Aspen. Sipas burimeve të cituara nga MSN, Lopez dhe Costner...

“ALO! SHESIM DYSHEKË!”/ Telefonatat e padëshirueshme të “call-centera”-ve do të ndalohen

Qeveria ka vendosur të ndalojë telefonatat e padëshirueshme përmes të cilave subjektet kërkojnë të shesin produkte. Përcaktimet ligjore janë publikuar në konsultim publik ku kufizime...

Dha tendera përmes falsifikimit, arrestohet kreu i prokurimeve në bashkinë Memaliaj

Një 31-vjeçar nga Memaliaj është ndaluar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, pasi akuzohet për 3 vepra penale gjatë kohës që ishte punësuar...

Pritet përjashtim i menjëhershëm? Gerti godet Gjestin, ja video që po bën namin

Big Brother Albania VIP 4, një ndër formatet më të suksesshëm të Reality Show, vjen në sezonin e tij të katërt në Shqipëri, pas...

Lajme të tjera

Web TV