PD: Si gënjeu Rama për ndryshimet kushtetuese, është i tmerruar nga rotacioni i pashmangshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ka nxjerrë faktet sesi gënjeu kryeministri Edi Rama lidhur me deklaratën se ndryshimet kushtetuese nuk prekin koalicionet zgjedhore.

Në një deklaratë nga selia blu, Bardhi citoi nenin 68 të Kushtetutës ku thuhet se kandidatët për deputetë mund të paraqiten në nivel zone zgjedhore dhe nga koalicionet zgjedhore të partive politike, ndërsa pas ndryshimeve kushtetuese kjo gjë eliminohet.

Sipas tij, kjo ndërhyrje e njëanshme në Kushtetutë shkel marrëveshjen e 5 Qershorit të firmosur nga të gjitha palët për kodin e ri zgjedhor.

Më tej, Bardhi shtoi se kreu i qeverisë është i tmerruar nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm dhe me prishjen e marrëveshjes ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

Edi Rama gënjeu para shqiptarëve dhe partnerët strategjikë sot, kur deklaroi se do ndryshimet kushtetuese nuk prekin koalicionet. Faktet e mëposhtme nxjerrin zbuluar gënjeshtrat e Edi ramës:

Neni 68 i Kushtetutës aktualisht parashikon se:

“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit.”

Pra, parashikimi aktual për koalicionet në kushtetutë, është shumë i qartë. Çfarë bën Edi Rama me ndryshimin kushtetutes, të miratuar nga Komisioni i Ligjeve? E zhduk termin koalicione dhe e riformulon nenin 68 të Kushtetutës, si më poshtë:

“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit.”

Kjo ndërhyrje e njëanshme në Kushtetutë shkel Marëvëshjen e 5 Qershorit:

Ja faktet:

Drafti i dakordësuar dhe firmosur nga palët, që Edi Rama thotë se do ta miratojë pa ndryshime. parashikon se “partitë pjesëtare të koalicionit të garojnë me lista shumë-emërore të veçanta”. Pra, marrëveshja, jo vetëm lejon koalicionet parazgjedhore, por u jep mundësinë partive politike brenda një koalicioni të garojnë me lista të veçanta”.

Lexo edhe :  Vota e diasporës/ Celibashi: Ja kur do të nisë shpërndarja e fletëve

Ja, ku është drafti, i dakordësuar mes palëve sipas Marrëveshjes së 5 Qershorit, ku thuhet shprehimisht se “Për partitë pjesëtare të koalicionit që garojnë me lista shumemërore të veçanta numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy.”

Ky nuk është neni i vetëm, që nxjerr zbuluar fatin se Edi Rama po prish marrëveshjen me heqjen e koalicioneve

Në nenin 36 të draftit të dakordësuar thuhet shprehimisht se “Në rastin kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.”

Sic duket qartë, e zezë mbi të bardhë : PS ka rënë dakord dhe ka firmosur që jo vetëm të vazhdohet me koalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e një koalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë.

Këtë dakordësi të arritur me mbështetjen e partnerëve strategjikë SHBA dhe BE përmes, Edi Rama po tenton ta zhbëjë me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës.

Këto janë faktet që tregojnë se Edi Rama gënjen. I tmerruar nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm, me prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Opozita e Bashkuar është e vendosur ti shërbejë vetëm interesit të qytetarëve. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrel, Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, dhe Bundestagut, dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit.

Të fundit

Si ta lexosh personalitetin e dikujt në pak sekonda… pa qenë psikolog

Në jetën e përditshme, shpesh nuk është e nevojshme të kesh njohuri të thelluara në psikologji për të kuptuar...

SHBA shkarkon komandantin në Groenlandë pas vizitës së JD Vance

SHBA njoftoi se shkarkimin e komandantit të bazës hapësinore Pituffik në Groenlandë, me argumentin e një “humbjeje të besimit në aftësinë e saj për...

Burri vret gruan në Zvicër/ Të dy nga Malisheva e Kosovës

Një shtetas i Kosovës dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, në një fshat të Zvicrës, dhe më pas ka vdekur edhe vetë. Mediat kanë...

VIDEO/ Mediu pret LaCivita: Së bashku me Berishën dhe opozitën për një shans të madh

Kur duhen pak orë të hapet zyrtarisht fushata zgjedhore e PD, drejtuesi i kësaj fushate, amerikani Chris LaCivita është pritur nga kreu i PR,...

Çmimet e shportës në ‘qiell’!/ Tregu kontrollohet nga pika shumice që diktojnë gjithçka

Ndër shumë përcetime dhe pritshmëri të tjera, sondazhi i fundit i realizuar nga Report TV në bashkëpunim me Institutin Piepoli, i transmetuar dje (10...

Lajme të tjera

Web TV